Negociatat për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës rifillojnë të hënën

26.10.2014

Negociatat për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës rifillojnë të hënën


Negociatat për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës rifillojnë të hënën

KAJRO (AA) - Negociatat e zhvilluara indirekte ndërmjet Izraelit dhe grupeve palestineze sipas planit do të fillojnë ditën e hënë në kryeqytetin egjiptian në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Një anëtar i delegacionit palestinez pjesëmarrës në negociatat indirekte të armëpushimit Kays Abdulkerim, tha në një deklaratë për AA se:"Miratimi përfundimtar erdhi për negociatat, pavarësisht nga ngjarjet e dhimbshme në Egjipt nuk do të bëhet asnjë ndryshim në datën e negociatave. Negociatat do të fillojnë ditën e hënë më 27 tetor.

Në anën tjetër një nga drejtuesit e Hamas, Ismail Ridvan theksoi se sulmi që ndodhi dje në Sinan Veriore të Egjiptit nuk do të ndikojë në negociatat indirekte me Izraelin që janë planifikuar të fillojnë ditën e hënë në Kajro.

Grupet negociatore të Izraelit dhe Palestinës kanë konfirmuar zhvillimin e negociatave indirekte ditën e hënë më 27 tetor nëse nuk do të ndodhë ndonjë problem, por janë shprehur se pritet miratimi final në lidhje me datën./KBI-Bujanoc/

1269 Shikime