19.10.2014
Beograd, digjet flamuri i Shqipërisë në ndeshjen Partizani - Crvena Zvezda
Në stadiumin e Partizanit, mbrëmë para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Cervena Zvezdës të Beogradit, tifozët kanë djegur flamurin e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tifozët bartnin një flamur të zi me një kafkë në të cilën ishte shkruar parulla me shkronja cirilike "Me besimin në Zot - Liri ose vdekje", ndërsa disa kishin veshur fanella ku në pjesën e pasme shkruhej "çetnikët - veri".
Brenda stadiumit të Partizanit gjysmë ore para fillimit të ndeshjes Partizan- Cervena Zvezda ka pasur një incident, kur tifozët u përleshën në tribunën lindore, përleshje fizike, që më pas erdhi deri te djegia e një pjese të tribunës. Ndërkohë pjesëtarët e xhandarmërisë ishin të shpejtë dhe ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e incidentit.
Në orën 19:00, Partizani dhe Cervena Zvezda për të 147 herë përballen në ndeshje derbi, këtë herë brenda javës së nëntë të Jelen Superligës. Rreth stadiumit të Partizanit, ku zhvillohet ndeshja, pavarësisht numrit të madh të tifozëve, nuk ka pasur incidente, ndërsa për rendin publik dhe sigurinë janë të angazhuar forca të mëdha policore.
Ndërkohë, ndeshja kualifikuese mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre të martën, më 14 tetor në Beograd./KBI-Bujanoc.com/
1330 Shikime