Hakmerren serbët, djegin furrën e shqiptarit

16.10.2014

Hakmerren serbët, djegin furrën e shqiptarit


Hakmerren serbët, djegin furrën e shqiptarit

Mediat serbe kanë raportuar se një furrë e një familje shqiptare në Sombor të Vojvodinës e emërtuar “Dy Vëllezërit” është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi.

Televizioni serb, B 92 raporton se kjo nuk është hera e parë që furra në fjalë është sulmuar, ndonëse kësaj radhe ngjarje sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me ndeshjen Serbi Shqipëri e cila u ndërpre pas dhunës që shpërtheu në stadiumin e Partizanit në Beograd, transmeton Indeksonline.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe gjatë tërë vitit 2008, individë të caktuar kanë bërë thirrje që furrat të cilat janë pronë të shqiptarëve të bojkotohen.
Sikur për të balancuar artikullin, mediat serbe raportojnë se në Mitrovicë është djegur flamuri i Serbisë./KBI-Bujanoc.com/

1498 Shikime