15.10.2014
Frankfurt, prezantohet në Panairin e librit Kur'an-i nga shekulli i 17-të
Në ngjarjen më të madhe botërore të librit, në edicionin e 66-të të Panairit Ndërkombëtar të librit në Frankfurt, në mesin e një numri të madh të shkrimeve dhe librave të vjetër prej shekujsh, u prezantua dhe Kur'ani nga periudha otomane, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltar i shtëpisë botuese "Studio Bibliografico", Alessandro Balistriere, tha se Kur'ani i dërguar nga Stambolli, i vjetër disa shekullor, por edhe shkrime të tjera historike, tërheqin vëmendje të madhe te vizitorët.
Duke treguar për përzgjedhje të madhe librash në Panair, Balistriere shpjegon se disa prej tyre janë shumë të vjetra.
"Në vendin e parë të koleksionit tonë është Kur'ani nga Turqia, i cili daton nga shekulli i 17-të. Krenohemi me të, sepse shumë njerëz nga Evropa dhe bota shprehin interesim për kulturën islame",- tha Balistriere.
Antiku francez Jean-François Letenneur foli në panair për Stambollin, si dhe për shënimet historike nga periudha otomane. Në koleksionin e tij, të ekspozuar në Panair, gjenden shënime dhe libra fetarë nga periudha otomane. Çmimi i tyre shkon nga 2.000 deri në 20.000 euro.
Panairi më i madh në botë mbahet nga data 8 deri më 12 tetor dhe do të presë më shumë se 7.000 ekspozues nga mbarë bota, rreth 600 agjentë letrarë, 9.300 gazetarë dhe mbi 280.000 vizitorë.
{www.aa.com.tr/al} /KBI-Bujanoc.com/
1364 Shikime