08.10.2014
Therrja e Kurbanave nën Organizimin e Këshilli të Bashkësisë Islame në Bujanoc
Me rastin e festës së Kurban Bajramit këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc edhe këtë vitë sikurse viteve tjera ka vazhduar me therjen e kurbanave dhe shpërndarjen e mishit nëpër familje me nevoj në teritorin e komunës së Bujanocit.
Këtë vit për dallim nga vitet tjera, numri i kurbanave ka qenë më i madhë.
Shoqata Turke Hasene ka ndihmuar me 19 krerë lop, Bashkësia Islame Dianeti nga Turqia me 8 krerë lopë, mërgimtarët e komunës sonë dhe vet banorët e këtij vendbanimi të cilët kan paguar kurbanat në KBI Bujanoc ku jan tubuar gjithsej 27 krer lopë dhe Bashkesia Islame e Kosoves na ka deruguar 5 krer lop. Numri i përgjithshem këtë vit ishtë 59 krer lopë.
Procedura e therrjes tash më është bërë traditë e Bashkësisë Islame ku gjithqka ka kaluar në mënyr të rregullt.
Mishi i Kurbanave është shpërnda në gjith teritorin e komunës së Bujanocit.
Vëllezrit Turq nga shoqata Hasene qëndruan në Bujanoc 4 ditë rradhazi ku dhe vëzhguan për së afermi procedurën e therrjes seë Kurbanëve.
Përfaqësues të kësaj shoqate këtë vitë ishte Ozcan Alan dhe bashkëpuntori i tij Osman Ersin, të cilët për dallim nga vitet e tjera përveç projektit të kurbanëve vizituan edhe disa fshatra te komunës së Bujanocit, si fshatin Breznic, Malë Terrnoc, lagjen Kolonia në Terrnoc si dhe fshatin Osllar ku vizituan disa famlje me kushte të vështira ekonomike, ku atyre i ndihmuan me mjete financiare.
Pos këtyre aktiviteteve që u përmenden ata gjithashtu bënë edhe një vizit tek kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në shoqëri me kryetarin e KBI-së në Bujanoc Sulejman Fejzullahun, Edmon Isufin, Vedat Bakiun në cilësi te përkthysit si dhe Izeir Destani i cili i shoqëroi 3 ditë radhazi gjat aktivitetit të tyre.
Ozcan Alan prezantoi porgramin e shoqatës Hasene ku dhe falenderoi kryetarin për mikpritjen që ua bëri. Disa fjalë falenderimi i shprehu edhe Osman Ersin.
Kryetari Arifi i dëshiroj mirseardhje mysafirëve dhe i falenderoi për ndihmën që po ua bëjn qytetarëve të Bujanocit. Dhe në fund musafirët i dhan nga një dhuratë modeste kryetarit Arifi.
Pas përfundimit të vizitës me kryetarin, musafirët vazhduan në zyrën e Bashkësis Islame në Bujanoc ku u takuan me përfaqësuesit e kësaj zyreje të cilët dikskutuan rrjedhojën e aktiviteve të këtyre, gjatë ditëve sa ata qëndruan në Bujanoc. Pos ndihmave me Kurbana ata kërkuan që në të ardhmen e afërt të hapin një përfaqësi të shoqatës Hasene në Bujanoc ku do të mund për së afërmi të vëzhgojnë gjendjen dhe nevojat e banorëve të vendit tonë.
Në fund përfaqësusesit e shoqatës Hasene ndan disa dhurata modeste per KBI-në dhe na falenderuan për mikpritjen që ua bëmë gjat qëndrimit të tyre ne vendin ton duke lutur Allahun e madhëruar që edhe në të ardhmen të vazhdoj ky bashkpunim ndërvllazëror që sado pak tju dalim në ndihmë familjeve nevojtare.
Pas përfundimit të vizitës sa kishin të parapar në planprogram, vëllezërit Turq duke u përshëndetur përfundimisht me përfaqësuesit e KBI-së vazhduan për një vizit në Komunen e Presheves dhe nga aty duke vazhduar rrugën për në vendin e tyre nga kan ardhur.
E lusim Allahun xh.sh që ti shpërblejë për gjith kontributin që dhan gjat qëndrimit në vendin ton duke mbetur me shpres që edhe viteve të tjera, aktivitet e tyre të vazhdojnë, ku së bashku tju dalim në ndihmë familjeve nevojtare.
Gjithashtu lusim Allahun që ti shpërblej edhe bashkatëdhetarët tanë si dhe banorët e komunës së Bujanocit të cilët ndihmuan për tubimin e Kurbanëve.
Falenderojmë veçanarisht të gjithë ata që ndihmuan në shpërndarjen e mishit të Kurbanit Allahu na bëfteë sa më të bashkuar dhe na ndihmoftë në realizimin e aktiviteteve humanitare qe sado pak tju dalim ne ndihmë familjeve që kanë nevojë. /KBI-Bujanoc.com/
2143 Shikime