04.10.2014
Erdogan: PKK dhe ISIL janë të njëjtë për Turqinë
Partia Punëtorëve të Kurdistanit ( PKK), e konsideruar si e jashtëligjshme nga Turqia dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL), janë të njëjta për Turqinë, ka deklaruar Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
"Është gabim të marrin në konsideratë PKK dhe ISIL në mënyra të ndryshme . Ne duhet ti trajtojmë njësoj," tha Erdogan.
Rreth 160,000 refugjatë kurdë janë strehuar në Turqi, sipas të dhënave që kanë raportuar autoritetet shtetërore turke, pasi vendi hapi kufirin e më 19 shtator. ISIL kontrollon zona të gjera të Irakut dhe Sirisë dhe ka nisur disa sulme pranë kufirit turk. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Turqia ka nisur prej kohësh procesin e gjetjes së një zgjidhjeje për t'i dhënë fund konflikt të vjetër me PKK, që zgjat prej disa vitesh, i cili ka marrë jetën e më shumë se 40.000 njerëzve.
Duke folur me gazetarët në Xhaminë Blu të Stambollit, pas faljes së Kurban Bajramit, Erdogan gjithashtu kundërshtoi komentet e bëra nga zëvendës presidenti amerikan Joe Biden, i cili akuzoi aleatët kyç të Amerikës në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Turqinë, se kanë lejuar ngritjen e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant. "Biden do të kërkojë falje për deklaratat e tij," tha Erdogan./KBI-Bujanoc.com/
1323 Shikime