28.09.2014
Në Mekë priten rreth 3 milionë Haxhij nga e gjithë bota
Mijëra haxhij kanë mbërritur në qytetin e shenjtë Meka, pritet që shifra e haxhijve këtë vit të jetë rreth 3 milionë besimtarë nga e gjithë bota
Sipas autoriteteve arabe, deri më tani kanë mbërritur rreth dy milionë besimtarët, ndërsa kulmi i haxhijve pritet të shënohet të hënën, poashtu pritet që numri i haxhijve në total të shkoj rreth tre milionë besimtarët nga e gjitha bota, transmeton TetovaSot.
Haxhi ndodh në muajin e 12 të kalendarit Islamik hënor, dhe quhet Dhul-Hixhah. Haxhi është kushti i pestë i Islamit ku myslimanët nga e gjithë bota shkojnë në vendin e shenjtë në Mekë për të kryer ritualet e Haxhit. /KBI-Bujanoc.com/
1780 Shikime