Aksion i arrestimeve të imamëve në Kosovë

17.09.2014

Aksion i arrestimeve të imamëve në Kosovë


Aksion i arrestimeve të imamëve në Kosovë

(E PLOTESUAR...) Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se qysh në orët e hershme të mëngjesit, policia është duke kryer një aksion nëpër Kosovë.

(E plotësuar) Policia e Kosovës po vazhdon operacionin e arrestimeve

Flitet për 12 deri 15 hoxhallarë - imam të arrestuar

Policia në këto momente janë te shtëpia, Fuad Ramiqit, kryetar i LISBA, megjithatë nuk dihet nëse ai është arrestuar.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, Policia ka vizituar edhe shtëpinë e Shefqet Krasniqit, pastaj te disa imam në Mitrovicë e Pejë, por deri tash nuk ka informata zyrtare për të arrestuar.

1. Sabahudin Selimi, hoxhë nga Vitia.

2. Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë.

3. Eroll Nesimi, hoxhë nga Mitrovica

4. Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com

5. Leonard Ruli, hoxhë nga Prizreni.

6. Dardan Gjuka, imam nga Peja.

7. Shefqet Krasniqi, Imam në xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë.

8. Shefki Koraçi, imam në Kaçanik.

9. Mazllam Mazllami, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës” në Prizren.

10. Bedri Robaj, ish imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani te Termokosi në Prishtinës (jashtë juridiksionit të BIK-ut).

11. Ekrem Avdiu, aktualisht imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

12. Enis Rama, imam në xhaminë 'Isa Beg' në Mitrovicë, ku mban edhe ligjërata të rregullta javore si  si dhe është kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip.

13. Fuad Ramiqi, Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Sipas analistëve këto shantazhe janë duke u ngritur në pamundësi të formimit të qeverisë dhe problemeve tjera që Kosova po përballet, duke u munduar ta zhvendosin vëmendjen nga varfëria, korrupcioni, vrasjet politike dhe qindra telashe tjera.

__________________________________

Sipas burimeve të agjencive, Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.

Përpos imamit Shefqet Krasniqi nga Prishtina e Enes Goga nga Peja, arrestime imamësh ka pasur sot edhe në Mitrovicë.

Siç konfirmoi Policia e Kosovës, operacioni policor përfshin disa rajone në Kosovë.

Mësohet se arrestime të imamëve ka pasur mëngjesin e së mërkurës edhe në Mitrovicë.

Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip.

Sipas analistëve këto shantazhe janë duke u ngritur në pamundësi të formimit të qeverisë dhe problemeve tjera që Kosova po përballet edhe 15 vite pas lufte, duke u munduar ta zhvendosin vëmendjen nga varfëria, korrupcioni, vrasjet politike dhe qindra telashe tjera që kanë mbërthyer këtë popull.

Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të nën akuzën për të dyshuar për terrorizëm. Disa prej të arrestuarve janë liruar në mungesë të fakteve dhe pritet edhe lirimi i të tjerëve./KBI-Bujanoc.com/

1416 Shikime