15.09.2014
Kardavi është kundër koalicionit me SHBA kundër ISIS-it
Kryetari i Lidhjes së Dijetarëve Musliman Botrorë Jusuf el-Kardavi ka komentuar mundësinë e një koalicioni të shteteve muslimane me SHBA kundër ISIS, duke thënë se është kundër një nisme të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim në faqen e tij në Twitter, Kardavi ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm të shteteve Arabe kundër ISIS, ashtu sikurse ka kundërshtuar edhe metodat që ndjek ky grup.
Kardavi në postimin e tij shprehet: "Unë mendoj kategorikisht ndryshe nga ISIS, por në të njëjtën kohë jam plotësisht kundër një koalicioni të drejtuar nga SHBA e cila nuk ka qëllime për të mbrojtur interesat e fesë Islame por ato vetjake".
Në mbledhjen e mbajtur në qytetin Xhide të Arabisë Saudite u mor vendimi për formimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it. Sipas marrëveshjes së arritur, SHBA bashkë me 10 shtete arabe, perfshire Arabine Saudite dhe Egjiptin, do të luftojnë kundër ISIS. /KBI-Bujanoc.com/
1264 Shikime