OKB: Lufta e Izraelit lë mbi 100.000 banorë të Gazës pastrehë

09.09.2014

OKB: Lufta e Izraelit lë mbi 100.000 banorë të Gazës pastrehë


OKB: Lufta e Izraelit lë mbi 100.000 banorë të Gazës pastrehë

Një raport i OKB-së thotë se më shumë se 100.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë ende të pastrehë më shumë se një javë pas përfundimit të luftës vdekjeprurëse të Izraelit në rajonin e rrethuar palestinez.

Raporti i OKB-së tha të mërkurën se të paktën 108.000 palestinezë janë të pastrehë për shkak të bombardimeve të Izraelit, shtëpitë janë shkatërruar tërësisht, disa janë dëmtuar shumë.

Raporti, gjithashtu, vuri në dukje se rreth 60.000 njerëz janë strehuar në shkollat ​​e drejtuara nga OKB-ja, duke e bërë të pamundur që viti i ri akademik të filloi me kohë.

Zyrtarët palestinezë vlerësojnë se numri i të zhvendosurve është shumë më i lartë. Disa thonë se më shumë se gjysma e një milion palestinezëve u zhvendosën gjatë sulmeve 50-të ditore të Izraelit.

Forcat izraelite shkatërruan një shtëpi aty pranë duke e përdorur për të ruajtur furnizimet e ndihmave për palestinezët në Rripin e Gazës. Të gjitha furnizimet, duke përfshirë oriz, sheqer, makarona, dhe ushqim të konservuar u shkatërruan.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë shkatërruar një shtëpi palestineze në Lindjen të Jerusalemit (al-Kuds). Forcat e shoqëruara nga disa buldozherë arritën në Beit Hanina dhe rrafshuan shtëpinë me tokë.

Forcat e Tel Avivit kanë dëmtuar më parë një shtëpi disa herë, duke pretenduar se nuk kishte leje. Familja palestineze e cila  është pronare thotë se tashmë ka aplikuar për të marrë leje, por izraelitët refuzojnë dhënien e lejës për pronarët palestinezë.

Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar më shumë se 377 shtëpi palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor (al-Kuds) duke i zhvendosur më shumë se 750 banorë gjatë këtij viti.

Në një zhvillim të veçantë, mjekët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kanë prova përfundimtare se Izraeli ka përdorur armë të ndaluara ndërkombëtarisht kundër civilëve gjatë luftës së tij të fundit në Gaza, në enklavën bregdetare palestineze.

Pothuajse 2.140 palestinezë, kryesisht civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u vranë në 50 ditët e sulmeve të Izraelit në Gaza. Rreth 11.000 të tjerë u plagosën./KBI-Bujanoc.com/

1492 Shikime