09.09.2014
Ish-presidenti izraelit kërkon sanksione ndaj Turqisë dhe Katarit
Ish-Presidenti i Izraelit Shimon Peres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar sanksione të ashpra ekonomike kundër Katarit dhe Turqisë, duke i akuzuar ata për “financim të terrorizmit”.
Turqia dhe Katari, dy përkrahës të vendosur të lëvizjes palestineze së rezistencës Hamas, janë akuzuar nga shumë figura në qarqet neo-konservatore dhe pro-izraelite, për financimin e asaj që Izraeli dhe SHBA e konsiderojnë të jetë një organizatë "terroriste". Peres ishte i përfshirë në një zënkë publike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2009 në konferencën e DAVOS ku Erdogan inë fjalimin e tij një minutësh ka dënuar abuzimet izraelite të të drejtave të njeriut nga Izraeli.
Incidenti çoi në një ngrirje të menjëhershme të marrëdhënieve turko-izraelite të cilat kulmuan një vit më vonë në vrasjen e dhjetë shtetasve turq nga komandot izraelite në ujërat ndërkombëtare. /KBI-Bujanoc.com/
1519 Shikime