Ukrainë, prishet armepushimi

07.09.2014

Ukrainë, prishet armepushimi


Ukrainë, prishet armepushimi

Shpërthime të fuqishme pranë qytetit jug-lindor Mariupol, të Ukrainës, kanë kërcënuar armëpushimin e brishtë që u vendos mes forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë. Një korrespondent i BBC tha se shpërthimet intensive në skajet lindore tronditën gjithë qytetin mbrëmjen e vonë të së shtunës. Luftimet u ndalën vetëm në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Të shtunën, presidenti i Ukrainës dhe ai i Rusisë bënë me dije se armëpushimi në Ukrainën lindore është “arritur kryesisht”. Ai u nënshkrua gjatë bisedimeve midis përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe rebelëve pro-rusë në Rusi dhe Bjellorusi, dhe hyri në fuqi të premten./KBI-Bujanoc.com/

1224 Shikime