Izraeli përgatitet për luftë kundër Libanit

07.09.2014

Izraeli përgatitet për luftë kundër Libanit


Izraeli përgatitet për luftë kundër Libanit

Ushtria izraelite është duke u përgatitur për mundësinë e shpërthimit të "një lufte shumë të dhunshme" me Hezbollahun në Libanin jugor, njoftoi kanali izraelit Channel 2.

Në raport thuhet se ushtria izraelite do të përdorë "force të konsiderueshme" kundër Hezbollahut dhe "për të vepruar me më vendosmëri, në mënyrë edhe më drastike", për të fituar në një konflikt të tillë me ta.

Duke vënë në dukje se Hezbollahu ka rreth 100.000 raketa, koloneli i ushtrisë izraeite Dan Goldfus tha se një konflikt kundër grupit shiit libanez do të ishte "një histori krejt tjetër" nga bombardimi i Rripit të Gazës.

Shumica e këtyre raketave janë të vendosura në Libanin e jugut - në afërsi të kufirit me Izraelin - por ka edhe raketa me rreze të gjata të vendosura në Bejrut, të cilat janë në gjendje të bartin mbushje të mëdha të deri në një ton, shtoi ai.

Këto raketat e fundit, tha ai, janë të pajisura me sisteme udhëzuese të sakta, duke mbuluar të gjithë Izraelin, të cilat do ta bëjnë të pamundur që sistemi antiraketor Iron Dome ti pres ato. /KBI-Bujanoc.com/

1253 Shikime