06.09.2014
Sulmet kundër esharive dhe maturidive (2)
Shkruan Prof Ajni Sinani
Sulmet e tyre ndaj medhhebeve
Këta “mendjendritur” hoxhallarë e shpjegojne Islamin jashtë medhhebeve të pranuara sunnite. Dhe këtë e bëjnë duke u thirrur kinse në inerpretimin burimor të Islamit. Këto pretendime të këtyre hoxhallarëve janë hileqare. Kjo sepse interpretimin burimor të Islamit ulematë dhe kolosat e kesaj feje e kanë bërë me kohë dhe inerpretimet burimore na janë përcjelur gjeneratë pas gjenerate permes dijetareve dhe ulemave besnik të gjithë ummetit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dija do të bartet prej të besueshmeve në çdo brez - ata do ta pastrojnë atë prej transformimeve të bëra prej atyre që i kalojnë kufijtë, prej pretendimeve të rreme të gënjeshtarëve, dhe prej interpretimeve të gabuara të paditurëve”.
Hallkat e zingjirit të transmetuesve të këtyre interpretimeve dhe shpjegimeve nuk janë shkëputur. I Dërguari i Allahut na tregon se ummeti vazhdimisht do të jetë në Rrugën e Drejtë.
Pejgamberi a.s. thotë: “Ummeti im kurrë nuk do të pajtohet për të devijuar (dalalet), në qoftë se ju shihni kundërshtime të mendimeve mes jush, atëherë pasoni shumicën”, (hadith sahih).
Gjatë historisë islame shumica absolute e ummetit të Muhammedit a.s. i është përmbajtur në fikh katër medhhebeve: shkollës së Imam Ebu Hanifes, Imam Malikut, Imam Shafiut dhe Imam Ahmedit. Kurse në akaid kanë ndjekur Imam Eshariun dhe Imam Maturidiun.
Prandaj të nderuar besimtarë duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes që të mos ofendojmë dhe shpifim ndaj ulemave dhe hoxhallarëve me fyerje, lëndime dhe akuza, sepse ata janë miqtë e Allahut (Evlijaullah). Dëshmi për këtë është ajo që transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i Madhërishëm ka thënë: Kush i bën keq (mikut Tim) i shpall luftë atij.” (Buhari).
Imam Neveviu transmeton se Ebu Hanife dhe Shafiu r.a. kanë thënë: “Nëse ulematë nuk janë miq të Allahut, atehërë Allahu nuk do të kishte miq”.
Prandaj, kujdes o besimtar, sepse gjuha e ultë dhe ofenduese që përdoret kundër dijetarëve dhe kolosëve të këtij ummeti dhe pjesës absolute të umetit të Muhammedit a.s. shkakton vdekjen e zemrës, para vdekjes së pronarit të saj.
Qëllimi i këtij shkrimi eshtë në mbrojtje të kolosëve dhe ulemave të këtij ummetit, trashëgimtarëve të pejgamberëve që janë zëri dhe zemra e ummetit dhe që pulsonjë me dije dhe besim.
Dijetarët e facebookut
Sot është një situatë vërtet e mjerë. Për ironi kemi ‘mufti’, ‘muxhtehidë’ e ‘alima’ të facebookut. Ata hedhin poshtë cdo gjë. Me një guxim të paparë sulmojnë dhe shpifin ndaj dijetarëve me epitete të ulta, i përshkruajnë atyre përshkrimet më të shëmtuara, për shkak se imamët dhe alimat e këtij ummeti janë në kundërshtim me opinionin e shejhave që kanë përzgjedhur këta hoxhallarë si dhe dhe xhematet e tyre.
Në cdo shkencë respektohen specalistët dhe ekspertët e lëmive përkatëse. Në mjekësi psh ndëgjohet dhe respektohet mendimi i mjekut. Kështu ndodh edhe me shkenca të tjera. Ndërkaq kur vjen puna te feja islame secili bëhet dijetar, muxhtehid e mufti. Mjafton marrja e nje diploma nga bota arabe … Kemi raste kur disa sapo fillojnë të vijnë në xhami, apo të ndjekin ndonjë kurs fetar, pavarësisht se mund të jenë pa kurrfarë formimi dhe shkollimi, i klasifikojnë njerëzit në të humbur dhe të shpëtuar.
Të gjithë këta na paraqiten të ditur madje edhe më të ditur se Imamët dhe muxhtehidët e këtij ummeti.
Për ta nuk ka nevojë për shkollat juridike (medhhebet), hedhin poshtë interpetimet e dijetarëve kolosë të këtij ummeti për 1400 vjet dhe kërkojnë që cdo gjë të filloj nga e para. Nuk pranojnë vecse mendimet e shejhave të tyre, sepse cfarëdo vec mësimeve të shejhave të tyre eshtë gabim dhe mbrapsht.
Sipas pretenduesve të këtij formacioni duhet të pastrohet akidja e devijuar e këtij ummeti!!! Duhet të largohen bidatet dhe devijimet e medhhebeve përgjatë këtyre 14 shekujsh!!! Duhet ti kthehemi Kur’anit dhe sunnetit por jo sipas Imamëve të medhhebeve por sipas shejhave të këtyre hoxhallarëve.
vazhdon.... /KBI-Bujanoc.com/
1514 Shikime