Policia izraelite ndalon hyrjen e femrave palestineze në Xhaminë al-Aksa

06.09.2014

Policia izraelite ndalon hyrjen e femrave palestineze në Xhaminë al-Aksa


Policia izraelite ndalon hyrjen e femrave palestineze në Xhaminë al-Aksa

Një grup ekstremistësh kolonë hebrenj të shoqëruar nga policët izraelitë të hënën në mëngjes përdhosën oborrin e Xhamisë al-Aksa, në Jerusalem, ndërsa ende është e ndaluar hyrja për të gjitha gratë palestineze.

Sipas Fondacionit Aksa për Ndihmë dhe Trashëgimi, policia okupuese izraelite ka imponuar një ndalim për hyrjes e të gjitha grave palestineze, duke përfshirë nxënëset e shkollës fetare al-Aksa, në xhami,  lejohen vetëm meshkuj pasi i konfiskohen kartat e tyre të identitetit në pikat e kontrollit.

Ndërkohë, policia izraelite ka lejuar sot 20 kolonë hebrenj të shkelin, të përdhosin shenjtërinë e Xhamisë al-Aksa.

Fondacioni vuri në dukje se policia izraelite dje me dhunë ka sulmuar  disa gra palestineze të cilët ishin duke u lutur jashtë mureve të xhamisë al-Aksa, pas dështimit të tyre për të hyrë brenda./KBI-Bujanoc.com/

1247 Shikime