04.09.2014
Izraeli provokon me manovra ne Gaza
Buldozerë të ushtrisë izraelite të mërkurën provokuan me disa manovra të kufizuara në qytetin palestinez Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ndërsa aeroplanët e vëzhgimit izraelit fluturuan mbi zonë.
Buldozerët ishin shtyrë rreth 100 metra në Rafahun lindor, njofton gazetari i Anadolu Agency.
Sipas dëshmitarëve okular, ata u zhvendosën në një zonë ku Izraeli humbi një prej ushtarëve të vet gjatë sulmit 51-ditor në Rripin e Gazës.
Izraeli akuzon Ezzeddin al-Qassam, krahun e armatosur të Hamas, se mbanë eshtrat e një ushtari të vdekur në Rafahun lindore gjatë betejave të muajit të kaluar.
Brigadat, nga ana e tyre nuk i kanë konfirmuar e as mohuar akuzat.
Kjo ishte hera e parë që forcat izraelite hynë në enklavën e sulmuar bregdetare, që kur negociatorët izraelitë dhe palestinezë nënshkruan një marrëveshje për armëpushim në Kajro.
Ushtria izraelite ende nuk lëshojë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me inkursionin e së mërkurës.
Lufta 51-ditore në Gaza, e cila zgjati nga 7 korriku - 26 gusht, la 2,148 palestinezë të vrarë- shumica e tyre civilë - dhe më shumë se 11.000 të plagosur. /KBI-Bujanoc.com/
1241 Shikime