Arrestohet imami i Xhamise se Madhe Shefqet Krasniqi

04.09.2014

Arrestohet imami i Xhamise se Madhe Shefqet Krasniqi


Arrestohet imami i Xhamise se Madhe Shefqet Krasniqi

Mediat kanë njoftuar se është arrestuar imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi

Imami Krasniqi është arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe pas këtij aksioni policor ka vazhduar me arrestimin edhe të disa personave të tjerë.

 Ende nuk dihen motivet e arrestimit të tij, por emri i imamit Krasniqi është përfolur në të kaluarën për gjoja se "nxitje" të ekstremizmit.

 Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të nën akuzen për të dyshuar për terrorizëm. Disa prej të  arrestuarve janë liruar në mungesë të fakteve dhe pritet edhe lirimi i të tjerëve. Këto shantazhe janë duke u ngritur në pamundësi të formimit të qeverisë dhe problemeve tjera që Kosova po përballet edhe 15 vite pas lufte duke u munduar ta zhvendosin vëmendjen nga varfëria, korrupcioni, vrasjet politike dhe qindra telashe tjera që kanë mbërthyer këtë popull./KBI-Bujanoc.com/

1379 Shikime