30.08.2014
Hapja solemne e Medreses së Luginës Preshevës
Sot më 30.08.2014 në Preshevë u bë hapja solemne e Medreses së Vajzave .
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek, 1-5)
Pas një angazhimi të madh nga dy Këshillat e Bashkësis Islame të Bujanocit dhe Preshevës sotë u bë përurimi i hapjes së Medreses .Në këtë eveniment madhështorë morren pjes Kryetari i Kbi-së Bujanoc Sulejman ef. Fejzullahu, ai i Presheves Fikret ef.Limani ,Delegacioni nga Novi Pazari në krye me Muftiun Dr. Mevlud ef. Dudic, Përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës ,Kbi-Gjilanë , Kbi-Kamenicë. Përfaqësues nga Turiqa shoqata Tika, Imamët nga xhamit e Lugines së Presheves . si dhe qytetarë nga Komuna e Bujanocit dhe Preshevës
Fillimisht programi u hap me leximin e disa vargjeve Kuranore nga recituesi Hfz Abdullah Shaqiri nga Likova .Fjalimi hyrës ju dha Koordinatorit të Medresesë në Preshevë Mehmet ef. Sahiti i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarje në këtë ngjarje historike për Luginën .
Pas fjalimit hyrës fjala ju dha Kryetarit te Kbi-së Preshev Fikret ef. Limani i cili fillimisht përshendeti të pranishmit dhe përgëzoi qytetarët për hapjen solemne të këtij tempulli të dituris duke ju dëshiruar sukses gjeneratës së par të kësaj Medrese.
Pastaj fjala ju dha kryetarit te Kbi-së Bujanoc Sulejman ef. Fejzullahu i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarje në ket solemnitet njëherit edhe ju shprehi urimet e tij të përzemërta me rastin e hapjes së këtij tempulli të dituris , Fjala përshëndetëse ju dha edhe Muftiut Dr. Mevlud Dudiç , Drejtorit të Medreses Gazi Isa Beg në Novi Pazar Reshad ef. Plojeviç ,Përfaqsuesit nga shoqata TIKa, Kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Galip Beqirit nga Trupi Kordinues
Me disa Ilahi prezentuan Hfz Sabatin Nuhiu dhe Hfz Abdullah Shaqiri
Godina e Medreses është ndërtuar me ndihmen e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkpunim TIKA . Gurthemeli për ndërtimin e Medresesë në Preshevë është hedhur më 2 mars të vitit 2010. Programin e këtij Solemniteti e udhëheqi moderatorja Dionesa Ebibi nga Departamenti i Gruas pran Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc.
Ky Manifestim u përmbyll me disa vargje Kuranore të kënduara nga Hfz-i i nderuar Sabatin Nuhiu . Pas përfundimit të këtij Manifestimi u bë vizita e objektit të Medresesë nga të pranishmit.Për mysafirët e ftuar ishte shtruar një drekë në restoran Europa 3 në Preshev
Ju njoftojm se Medreseja e Lugines së Preshevës është e hapur vetëm për gjinin Femrore ku vitin e par shkollor 2014-15 janë të regjistruar 18 Nxënëse
Ne fundë ju dëshirojm suksesë stafit edukativo arsimor të kësaj Medreseje duke lutur All-llahun e Madhëruar që ta bëjë të bekuar këtë institucion edukativofetar.
/KBI-Bujanoc.com/
2071 Shikime