26.08.2014
Arrihet armëpushim në Gaza, Hamasi deklaron fitore
Zyrtarët egjiptianë dhe palestinezë njoftuan se brenda pak orësh pritet një marrëveshje për t'i dhënë fund shtatë javëve të luftimeve në Gaza, pasi Izraeli pranoi kushtet e Hamasit. Ndërkohë Hamas e pjka përshkruar marrëveshjen si një fitore për rezistencën.
Dy zyrtarë egjiptian i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se deklaratat publike për detajet e armëpushimit do të bëhen në ora 17.00 sipas orës locale, dhe se armëpushimi do të fillojë një orë më vonë.
Marrëveshja është bërë gjatë bisedimeve indirekte në Kajro.
Marrëveshja përfshin lehtësim të menjëhershëm të bllokadës izraelite të Gazës, dhe heqjen graduale të kufizimeve mbi peshkimin në brigjet e Gazës.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, përshëndeti marrëveshjen si një shans për të ndërtuar një komb të ri dhe të përfundojë pushtimin, para se të falënderoj Egjiptin për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes.
Nënkryetari në mërgim i Hamasit, Musa Abu Marzouk, e quajti marrëveshjen si "fitore të rezistencës".
Reuters dhe agjencia e lajmeve AP cituan zyrtarë izraelitë të kenë thënë se qeveria izraelite kishte pranuar marrëveshjen. Media izraelite njoftoi të njëjtat lajme.
Udhëheqësi i delegacionit palestinez, Azzam al-Ahmad, tha se marrëveshja u arrit pas 48 orë bisedimesh të shumta me zyrtarët në Doha, Kajro, Gaza dhe Ramallah.
Sulmet ajrore izraelite kanë vazhduar të martën, ndërsa një total prej 2,138 njerëzish, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë më shumë se 490 fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga lufta që filloi më 8 korrik.
Mijra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në konflikt, ndërsa Qendra palestineze për të Drejtat e Njeriut tha se 540,000 njerëz janë zhvendosur nga dhuna izraelite./KBI-Bujanoc.com/
1187 Shikime