"Nafta është arsyeja e sulmeve ajrore amerikane në Irak"

26.08.2014

"Nafta është arsyeja e sulmeve ajrore amerikane në Irak"


Ekspertët politik e përshkruajnë strategjinë amerikane në Irak si krijim të një mjedisi të sigurt për prodhimin e naftës.

Nafta është arsyeja themelore për veprim ushtarak në Irakun verior, pasi kompanitë e naftës kanë ndaluar prodhimin në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Kërcënimi nga i vetqquajturi Shteti Islamik - i cili është pozicionuar në hyrje të Erbil, rajoni kurd ku shumica e kompanive të naftës kanë zyrat e tyre - ka ndërprerë prodhimin e naftës dhe një numër të kompanive si Exxon dhe Chevron, kanë tërhequr stafin dhe kanë pezulluar prodhimin.

Këto kompani kërkojnë më shumë sulme ajrore të SHBA-ve ndaj militantëve për të stabilizuar zonën, dhe ta bëjnë këtë zonë më të sigurt për të punuar. Presidenti Barack Obama ka urdhëruar valë të sulmeve ajrore mbi kryengritësit, me pretekstin e mbrojtjes së civilëve të sektit Jezidi të cilët janë strehuar në male.

Profesori i njohur i çështjeve politike David Romano nga Missouri State University, tha se kompanitë e naftës do të lobojnë për ndërhyrje më të fortë amerikane.

"Qoftë vetëm premtimi për të mbrojtur Erbilin i ndihmon ata. Megjithatë, unë mendoj se ndërhyrja e Presidentit Obama ishte e dobët."

Ai i përshkroi sulmet ajrore dhe ndihmat si taktika afatshkurtra për të mbajtur njerëzit gjallë dhe për të parandaluar një fitore të ISIS.

Si Exxon dhe Chevron, ashtu edhe një numër i kompanive të tjera të naftës kanë qenë të prekura nga dhuna./KBI-Bujanoc.com/

1179 Shikime