Siri, mbi 500 të vdekur nga luftimet mes ISIS dhe regjimit të Asad

25.08.2014

Siri, mbi 500 të vdekur nga luftimet mes ISIS dhe regjimit të Asad


Siri, mbi 500 të vdekur nga luftimet mes ISIS dhe regjimit të Asad

Militantët e ISIS kryen sulme në një bazë ajrore në verilindje të Sirisë kushtoi më shumë se 500 jetë njerëzish, njofton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Observatori tha se të paktën 346 luftëtarë të Isil u vranë dhe më shumë se 170 anëtarë të forcave të Bashar al Asad kishin vdekur në luftimet mbi bazën Tabqa, duke e bërë atë një nga konfrontimet më vdekjeprurëse në mes të dy grupeve, që nga fillimi i luftës së Sirisë.

Observatori, i cili monitoron dhunën në Siri nëpërmjet burimeve në terren, tha se luftimet shpërthyen brenda bazës ajrore të dielën.

Militantët e ISIS dolën në shesh të qytetin Raka me kokat e prera të ushtarëve të ushtrisë siriane, duke terrorizuar të gjithë qytetarët përreth.

ISIL, një degë radikale e Al Kaedës, ka marrë tre baza ushtarake siriane në javët e fundit, falë armëve të konfiskuara në Irak. Deri tani ky grup është përgjegjës për vrasjen mizore të dhjetëra mijëra njerëzve. Për mercenarët e ISIS është paralajmëruar edhe në porositë profetike islame, dhe ky grup shkatërrues njihen gjerësisht me emrin “havarixh” , që në gjuhën shqipe përkthehet si “i dalë apo i larguar”. /KBI-Bujanoc.com/

1219 Shikime