17.08.2014
SIRI – Opozitarët arrijnë të mbrojnë bastionin e tyre përball ISIS në Halep
 
       
          Marrja e Azazit dhe Mareas nga ana e militantëve mund të jetë një goditje fatale për opozitarët.
Opozitarët sirianë arritën të mbrojnë rajonin e Mareas, njëri prej bastioneve të tyre në provincën e Halepit, përball një avancimi të shpejtë të militantëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas një OJQ-je.
“Luftimet ishin shumë të ashpra sot mes palëve në konflikt në rrethinat e Mareas, që ndodhet në veri të Halepit”, raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
ISIS-i, grupim i fuqishëm ekstremist që ka terrorizuar Irakun dhe Sirinë, avancon rrezikshëm drejt bastioneve rebele të Marea dhe Azaz, pasi arritën të marrin në vetëm tre ditë disa dhjetëra lokalitete në provincën e Halepit që është në kufij me Turqinë.
Marrja e Azazit dhe Mareas nga ana e militantëve mund të jetë një goditje fatale për opozitarët që përpiqet prej tre vitesh të rrëzojë pushtetin e Damaskut dhe njëkohësisht luftojnë edhe kundër ISIS-it. /KBI-Bujanoc.com/
1214 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës