Izraeli e Palestina zbatojne marreveshjen, afrohet skadimi i armepushimit

13.08.2014

Izraeli e Palestina zbatojne marreveshjen, afrohet skadimi i armepushimit


Izraeli e Palestina zbatojne marreveshjen, afrohet skadimi i armepushimit

Negociatorët palestinezë po studiojnë detajet e marrëveshjes se propozuar nga ndërmjetësit egjiptianë, marrëveshje që perfshinë hapjen e vendkalimeve kufitare duke siguruar kalimin e lirë të ndihmave humanitare në enklavat e rrethuara përgjatë bregdetit, rindërtimin nga bombardimet, pagesën e shërbyesve civil në Gaza dhe zgjerimin e zonës se peshkimit përgjatë bregdetit në Gaza.

Kërcenimi nga rifillimi I luftës në Gaza, në kohën kur ka mbetur pak kohë nga skadimi I armëpushimit treditor është evident, kur ende nuk shihen lëvizje përpara në bisedimet indirekte në Kajro ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.  

Një zyrtar palestinez I afërt me negociatat ka thënë se Egjipti ka prezantuar një propozim për një marrëveshje të qëndrueshme e cila përmbushë kërkesat palestineze për heqjen e bllokadave izraelite dhe egjiptiane në Gaza.

Shpresohet në një arritje të marrëveshjes para skadimit të marrëveshjes aktuale 72 orëshe.

Burimet palestineze dhe egjiptiane njoftojnë që Izraeli eshte pajtuar në parim qe te lejoj kalimin e disa furnizimeve në Gaza. Njoftime më të sakta nuk janë dhënë.

Kërkesa palestineze për ndërtimin e portit detar dhe aeroportit të shkatërruar në konfliktet e mëhershme ka qenë një pikë tjetër e perplasjes në të cilën pala izraelite ka shprehur arsyet e sigurisë në kundërshtimin e tyre.

 Burimet palestineze thonë qe Egjipti ka kërkuar që kjo temë te shtyhet per një muaj pasi të jete arritur marrëveshja e paqes.

 Pjesë e propozimit egjiptian është zgjerimi i zonës për peshkim nga 5 kilometra në 16 kilometra nga bregu i detit, per tu zgjeruar deri në 20 kilometra në koordinim me autoritet palestineze dhe Izraelin./KBI-Bujanoc.com/

1181 Shikime