11.08.2014
ISIS ka refuzuar ftesën që të luftoj në Gaza kundër Izraelit
 
       
          Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, i njohur si ISIL apo ISIS, është ftuar të luftojë përkrah Hamasit në luftën kundër Izraelit, por burime të mediave të huaja kanë thënë se ISIS e ka refuzuar këtë kërkesë. Thuhet se “lutja” u është bërë nga militantët e Al Qaidës.
“ISIL ka ofruar trajnime për palestinezët të cilët kanë ardhur në kampet e tyre nëpër Siri dhe Irak, por asgjë më shumë se kjo nuk ka ndodhur”, kanë thënë burimet.
Se ISIS nuk e ka ndërmedn të ndihmojë palestinezët që po torturohen nga izraelitët, flet edhe një video e cila tregon se përfaqlsuesit e kësaj organizate që veten e quan “shteti islam” kishte djegur flamurin palestinez, duke shkelur mbi te.
Kjo organizatë  ditë më parë ka ndaluar leximin, këndimin e Kur’anit në xhami  para namazit dhe pas namazit, sepse është bidat (risi), kështu raportoi rrjeti al-Sumaria news network.
Militantët, gjithashtu, parandaluan imamët e namazit të hyejnë në xhamitë e qytetit Falluxha, në Irakun e Veriut dhe nuk lejojnë popullin të zhvillojn ceremonitë e përkujtimit për të dashurit që kanë vdekur.
Kriza në Irak u përshkallëzua kur militantët e ISIL-it morrën kontrollin e qytetit Mosuli në një sulm të rrufeshëm me 10 qershor 2014, i cili u pasua me rënien e qytetit Tikrit, i cili ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Irakut, Bagdad dhe Falluxha. Tikritin më vonë e rimorrën përsëri forcat e ushtrisë irakiane. Rreth 1.2 milion banorë janë zhvendosur në Irak deri më tani, sipas Kombeve të Bashkuara. - 
/KBI-Bujanoc.com/
1248 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës