Erdogan: Me fitoren time, ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja

11.08.2014

Erdogan: Me fitoren time, ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja


Erdogan: Me fitoren time, ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja

“Sonte ka fituar edhe Shkupi dhe Bosnja”, kështu ka deklaruar, ndër të tjera, presidenti i ri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan derisa ka falënderuar votuesit turq për besimin që ia kanë dhënë atij për të qenë presidenti i dymbëdhjetë i Turqisë, duke u zgjedhur për herë të parë me votë nga populli, njofton portali Almakos.

Ai i ka falënderuar për mbështetje të gjitha shtetet e tjera mike.

Erdogan ka deklaruar se sado që e shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e tij, ajo është pak. Në veçanti presidenti i ri i Turqisë, i cili arriti të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 51.7% të votave, ka falënderuar edhe shtetasit turq që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në diasporë.

Ai ka thënë se ky është shembulli më i mirë i demokracisë dhe se të gjithë ata që sot kanë votuar janë bërë pjesë e historisë së re të Turqisë, pasi që sipas tij, kjo është një ditë historike në Turqi./KBI-Bujanoc.com/

1209 Shikime