08.08.2014
Ushtarët grekë: Maleve pa bukë, do pimë gjak shqiptari e turku
 
       
          Urrejtja e ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve dhe turqve është shfaqur sërish.
Në Youtube prej disa ditësh është duke qarkulluar një video, ku një repart ushtarak grek këndon me thirrje urrejtje ndaj shqiptarëve dhe turqve.
“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”, këndojnë ata.
Video është publikuar fillimisht nga mediat greke, sipas të cilave, tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.
Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi.
Reparti që e këndon këtë këngë urrejtje është i forcave komando greke LOK. Video ka pak kohë që është hedhur në rrjetin Youtube, por mbetet të vërtetohet sesa e vjetër është realisht, pasi hidhen dyshime që mund të jetë filmuar dhe vite më parë./KBI-Bujanoc.com/
1411 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës