Myftiu i Arabisë Saudite kundër protestave për Gazën

08.08.2014

Myftiu i Arabisë Saudite kundër protestave për Gazën


Myftiu i Arabisë Saudite kundër protestave për Gazën

Ndërsa regjimi sionist vazhdon krimet e tij në Rripin e Gazës me dritën e jeshile të perëndimorëve dhe të disa vendeve arabe, Myftiu i Arabisë Saudite i ka përshkruar protestat, demonstratat në përkrahje të Gazës si akte apo vepra rebele.

Myftiu, Abdel Aziz Shejh tha, gjithashtu, se protestat e mbajtura në shenjë solidariteti me palestinezët janë të padobishme.

Kjo vjen në kohën kur ndërsa njerëzit në të gjithë botën janë duke dalur nëpër rrugë për të denoncuar krimet e regjimit sionist në Gaza.

Të premten, mijëra aktivistë të paqes mbajtën një demonstratë në qytetin e Nju Jorkut për të protestuar kundër krimeve të Izraelit në Gaza dhe kundër paraqitjes, mbulimit, të njëanshëm të lajmeve, informacioneve që ata marrin në mediat amerikane.Demonstrata janë mbajtur edhe në Greqi, Francë, Venezuela, Malajzi dhe disa vende të tjera.

Të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër përkrahjes të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izraelin ndërsa regjimi sionist vazhdon me fushatën e saj të përgjakshme ushtarake në Rripin e Gazës. Më shumë se 1.700 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, dhe mijëra të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit kundër Gazës./KBI-Bujanoc.com/

1226 Shikime