17.07.2014
Gjykata: Holanda përgjegjese për vetëm 300 viktima të Srebrenicës
 
       
          Vendimi vjen në të njëjtën javë kur Bosnja kujtoi 19 vjetorin e asaj që është konsideruar të jetë masakra më e egër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Një gjykatë holandeze ka vendosur se Holanda është përgjegjëse për masakrën e 300 boshnjakëve (myslimanë të Bosnjes) në Srebrenicë, gjatë vitit 1995.
Gjykata vendosi se paqeruajtësit holandezë nuk arritën për të mbrojtur boshnjakët, dhe janë shkaktar që civilët ranë pre ushtrisë serbo-boshnjake, e cila më vonë vrau mbi 8,000 civilë pasi holandezët i braktisën.
Forcat holandeze u dënuan për të mos qenë të vetëdijshme për potencialin për gjenocid, ndërsa do të paguaj kompensim për familjet e 300 viktimave.
"Në momentin që burrat ishin duke u dëbuar, trupat holandezet duhet të kenë qenë në dijeni se gjenocidi është duke u zhvilluar, dhe për këtë arsye ka pasur një rrezik serioz që ata burra të vriteshin," tha gjykatësi Peter Blok.
Megjithatë, "Nënat e Srebrenicës", një organizatë e grave që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë masakrës, ishin zemërthyer për faktin se Hollanda është gjetur fajtore vetëm pjesërisht për vdekjen e 300 viktimave, e jo për më shumë se 8.000 të vdekurve.
Kjo do të thotë se shumica e grave dhe të afërmit e viktimave nuk do të kenë të drejtë për kompensim nga qeveria holandeze.
Vendimi vjen në të njëjtën javë kur Bosnja kujtoi 19 vjetorin e asaj që është konsideruar të jetë masakra më e egër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi do të mund të krijojë një precedent me pasoja për vendosjen e trupave paqeruajtëse të ardhmen nga Holanda apo vende të tjera.
Gjatë luftës në Bosnje, batalioni holandez ishte dislokuar për të mbrojtur Srebrenicën, e cila kishte qenë caktuar një strehë të sigurtë nga Kombet e Bashkuara, por iu dorëzua ushtrisë serbe të komanduar nga Ratko Mlladiç, i cili është në gjyq për krime lufte në një gjykatë ndërkombëtare në Hagë.
Dështimi i ushtarëve holandezë për të mbrojtur burrat dhe djemtë myslimanë të Srebrenicës ka lënë një mbresë të thellë në politikë holandeze, duke kontribuar në dorëheqjen e qeverisë holandeze në vitin 2002.
Lufta tre-vjeçare boshnjake, në të cilën të paktën 100.000 njerëz u vranë, ishte më e përgjakshmja e një serie të konflikteve që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990./KBI-Bujanoc.com/
1274 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës