17.07.2014
Flakët gllabërojnë shtëpinë në Bujanoc
 
       
          Në rrugën e Kosovës në Bujanoc nga arsye ende të panjohura një shtëpi është djegur duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Kryefamiljari Jakupi Musliu me gjashtë anëtarët e tjerë të familjes kanë arritur të shpëtojnë vetëm disa sende, përderisa pjesa më e madhe e orendive së bashku më shtëpinë janë përfshirë nga flakët.Titulli.com
Siç kanë thënë familjarët, fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë shpëtuar. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit i kanë dalë njësia e zjarrfikësve nga Bujanoci, e cila më pas ka ftuar për përforcime edhe njësinë nga Vranja.
“Njësia jonë ka reaguar e para me dy autobotë, dhe më pas kemi ftuar edhe njësinë nga Vranja”, i ka thënë Titullit kujdestari në njësinë e zjarrfikësve në Bujanoc.
Në bazë të informacioneve të marra në shtëpinë e shëndetit, një anëtar i kësaj familje ka marrë plagë të lehta me çrast i është dhënë ndihma në këtë institucion shëndetësorë.
Sipas dëshmitarëve okular ngjarja thuhet të ketë ndodhë në orët e mëngjesit, ndërsa deri në këto momente shkaqet e nxitjes së zjarrit nuk dihen.
Vlen theksuar se familja në fjalë që përjetoi këtë tragjedi jeton në kushte të rënda ekonomike./KBI-Bujanoc.com/
1827 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës