Irak, qeveria shiite vrau 255 të burgosur sunit

13.07.2014

Irak, qeveria shiite vrau 255 të burgosur sunit


Irak, qeveria shiite vrau 255 të burgosur sunit

Forcat irakane të sigurisë dhe milicitë shiite pro-qeveritare kanë ekzekutuar të paktën 255 të burgosur mysliman (sunit) që prej 9 qershorit, kur sulmet e ISIL filluan në disa zona të vendit. Këto shifra i bënë të ditura grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.

Sipas raportit, vrasjet janë hakmarrje ndaj veprimeve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Të burgosurit ishin të gjithë myslimanë sunit, ndërsa shumica e ekzekutorëve - anëtarë të forcave të sigurisë dhe milicisë ishin nga sekti shiit. 

Shumica e ekzekutimeve ndodhën kur forcat irakiane po tërhiqeshin për shkak të avancimit të luftëtarëve të ISIL.

Në raport ceket se vrasjet u kryen në gjashtë fshatra irakene: Mosul, Tal Afar, Bakuba, Xhumarke, Raua dhe Hilla.

 Raporti perfundon se edhe pse e gjithë bota ka drejtuar gishtin nga ISIL, nuk duhet mbyllur sytë ndaj dhunës sektare të qeverisë shiite ndaj popullatës myslimane sunite. /KBI-Bujanoc.com/

1117 Shikime