13.07.2014
Shpejtimi në namazin e Taravive
Ata të cilët falin namaz dhe synimi (vëmendja) i tyre është si të dalin më shpejtë nga namazi, të çlirohen më shpejtë prej tij dhe ta pranojnë atë si barrë mbi shpinën e tyre, atëherë ky namaz nuk është namazi i kërkuar. Shumë njerëz gjatë Ramazanit i falin 20 apo 23 rekate brenda disa minutave.
Gjithë vëmendja e tyre është të kalojë namazi shumë shpejtë dhe ta përfundojnë atë sa më shpejtë që të jetë e mundur, pa plotësimin e rukuve, sexhdeve dhe përuljes së tij. Ky namaz është ashtu siç transmetohet në hadith: “Ngrihet në qiell, por ai (namaz) është me ngjyrë të zezë dhe i errët. I thotë namazxhiut të këtillë: Të humbtë All-llahu, ashtu si më humbe”.
Ndërsa namazi i kryer me përulje, qetësi dhe kujdes ngrihet në qiell i bardhë, i shkëlqyer, e i thotë namazxhiut të vet: “Të ruajtë All-llahu, ashtu si më ruajte”./KBI-Bujanoc.com/
1212 Shikime