19.06.2014
Erdogan: “Nuk do të bëjmë dallim mes Omerit dhe Aliut”

Duke komentuar ngjarjet në Irak, veçanërisht në Mosul ku stafi diplomatik i konsullatës turke është kapur nga ana e të ashtuquajturës Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIL), kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se mbrjotja e stafit diplomati është detyrim i shtetot ku ndodhen këto përfaqësi, njofton islambosna.
Ndërsa duke folur për politikën e jashtme turke, Erdogan potencoi se diversiteti medhheborë nuk është ajo që Turqia bazon politikën e saj, dhe në Irak dëshiron të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke shtuar se: “Asnjëherë nuk do të bëjmë dallim mes Omerit dhe Aliut, kështu kemi jetuar gjithmonë. Të gjithë në rajon duhet të lejojnë të mbizotërojë arsyeja.
Ai më tej theksoi se përveç Turqisë, në rajon është shumë vështirë të gjesh një çift bashkëshortorë të quajtur Ali dhe Ajshe. Në Turqi kjo nuk është gjë e rrallë, shumë lehtë në një familje mund të gjenden emrat Muhamed, Ali, Hasan, Husejn, Omer, Othman, Bekir, duke thënë se Turqit janë prej të parëve që pranuan mesazhet e ngjarjes së Qerbelasë.
Erdogan shtoi se turqit nuk do të jenë ata që “do të keqpërdorin shehidllekun e nipit të pejgamberit a.s në Qerbela, e as që do të ketë prej atyre që këto gjëra i bëjnë dhe i përsërisin. Ne nuk dëshirojmë të derdhim gjak të ri, por gjithë ato që thonë: lailahe ilallah i konsiderojmë musliman, duke mos u ndalur në drejtimin e tij.
Fjalimin e tij Erdogan e përfundoi me fjalët: Në këtë rajon ne jemi zëri i arsyes dhe urtësisë. Me dëshirën e Allahut do të mbetemi popull që thërret në të vërtetën dhe në durim.”/KBI-Bujanoc.com/
961 Shikime