Ummeri r.a. dhe namazi i tij

01.06.2014

Ummeri r.a. dhe namazi i tij


Ummeri r.a. dhe namazi i tij

Tregim Islam

Ummeri r.a. e kishte zakon që të falej tërë natën dhe qante aq shumë, saqë në faqet e tij i ishin shfaqur dy linja të përhershme të errëta nga lotët.

Abdullah ibn Sheddadi r.a. rrëfen se një ditë Ummeri r.a. ishte duke e udhëhequr namazin dhe kur arriti tek ajeti:

“Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, e unë di për Allahun atë që ju nuk e dini.” (Kur’an, Jusuf: 86),

qau aq shumë, saqë njerëzit u shqetësuan tepër (pra për gjendjen e tij).

Imam Hasani r.a. rrëfen së njëherë Ummeri r.a. ishte imam në namaz dhe kur arriti tek ajeti:

“Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.” (Kur’an, Et-Tur: 7-8),

qau aq shumë, saqë iu enjtën sytë.

Një herë tjetër thuhet se ai qau aq shumë, saqë njerëzit u shqetësuan për të dhe për jetën e tij.

Ja të dashur vëllezër e motra, ja se si ishte namazi i atyre që e kishin Xhennetin e garantuar. Por athua ne, si është namazi ynë vallë…?!

Shqipëroi: Daim Abazi  /KBI-Bujanoc.com/

 

 

1973 Shikime