11.12.2013
Mjekësia profetike: Recetë e vjetër për një epokë të re

Tibb an-nabawi ose "Mjekësia profetike" është një trashëgimi i pasur që na u është dhënë në posedim, e cila bazohet në mjekësi tradicionale të përmendur në Kur'an dhe sunet.
Ajo krijon një udhëzues për terapi mjekësore të pranueshme për trupin dhe mendjen, dhe për më tepër, të bazuar në mirësite që Allahu xh.sh. ka krijuar përeth nesh .
Terapitë e mjeksësë profetike përbëhen nga dieta dhe medikamente të thjeshta (veçanërisht mjaltë), Ajo e ka ndaluar për të pirë verë ose medikamente të cilat çrregullojnë vetëdijen e shëndoshë të njeriut. Mjekësia profetike inkurajon lutjet e shumta dhe duatë.
Mjetet më të përdorura në kohën e Profetit Muhamed a.s
Këna
Këna (e njohur shkencërisht si lawsonia inermis) ka qenë e njohur për një kohë të gjatë në botën myslimane. Ajo është rritur gjerësisht në Indi dhe Sudan, dhe është përdorur kryesisht për qëllime kozmetike. Bima është quajtur "Fabrika e mrekullisë", sepse ajo ka një efekt të madh shërimit, përmban substanca të shumta shëruese si taninë substanca anti-mikrobike që kanë efekt anti-viral. Është e natyrshme, e lirë, dhe nuk ka njohur asnjë efekt anësor. Indikacionet për përdorimin e saj janë si më poshtë:
Djegiet: Ajo është shumë efektive kur aplikohet për një të djegur të shkallës së parë apo të dytë. Ajo:
zvogëlon dhimbjen, zvogëlon humbjen e lëngjeve nga zona e djegur, e cila është e rëndësishme nëse zona është e madhe, ka një efekt anti-mikrobial, dhe kështu zvogëlon rrezikun e infeksionit, është e lehtë për tu aplikuar qoftë në formë paste apo pluhuri, është e lirë dhe lehtësisht në dispozicion.
Fara e Qepës ose hibat el-barakah (Nigella sativa)
Kjo bimë është gjetur gjatë Indi në formën e shkurreve, dhe arrin nje lartesi prej afërsisht gjysmë metri. Ai fillimisht erdhi nga Turqia dhe Italia, dhe ishte sjellë në Indi nga mjekët për t'u kultivuar. Farat e saj janë të zeza dhe në formë trekëndëshi, kanë një erë të athët të fortë, dhe përmbajnë një sasi të konsiderueshme vajrash.
Ajo është një diuretik, pra stimulues i urinimit, njëkohësisht zvogëlues i tensionit të lartë.
Inhalacioni i saj është i dobishëm në trajtimin e ftohjeve te zakonshme.
Vaj i saj është efektive kundër humbjes së flokëve (alopecia). Përdoret edhe te paraliza e fytyrës, migrena, amnezia etj. Ajo mund të përdoret gjithashtu si një expektorant dhe antipiretik. Ajo normalizon sekrecionet e stomakut dhe të pankreasit. Kjo është shumë efektive ne trajtimin e diabet mellitus.
Ajo përjashton gurët në veshka dhe fshikëz, nëse merret me mjaltë.
Ullinjtë
Ulliri, një shenjë e paqes dhe miqësisë në të gjithë botën, është përshkruar në Kur'an në suren At-Teen. I kultivuar gjerësisht në Azinë e Vogël, Palestinë, Greqi, Portugalia, Spanjë, Turqi, Itali, Afrikë e Veriut, Algjeria, Tunizia, Shqipëri, bima e ullirit shtrihet deri në tre metra në lartësi. Gjethet e saj janë të gjelbra të ndritshme dhe shumë tërheqëse, dhe frytet e saj janë të ndritshme. Edhe pse ullinj kur konsumohen direkt kanë shumë kalori, ato nuk kanë shije të mirë pa u përpunuar si turshi. Ato konsumohen kryesisht në Evropë. Ullinj janë të ruajtur në uthull dhe të importuar nga Spanja, Italia, Franca, Turqia dhe Greqia, dhe janë të favorizuar në Evropë dhe vendet arabe. Vaji i ullirit është një ruajtës i mirë për ushqime të tjera të tilla si sardelet dhe peshqit.
Sipas Tirmidhi dhe Ibn Maxhe, Sejjid el-Ensari ka transmetuar se Profeti (as) ka thënë: "Përdoreni vajin e ullirit dhe masazhoni me të trupin tuaj, pasi ajo është një Mubarak (pemë e shenjtë)."
Një masazh me vaj të ullirit në të gjithë trupin tonë heq dhimbjen muskulare. Ajo heq dhimbje të nervit shiatik dhe artritit. Vaji i përgatitur nga vaj ulliri ka agjentë shumë të mirë shërues: Ajo shëron sinuset, dhe kapsllëkun kronik.
Miswaku dhe Higjiena e dhëmbëve
Miswaku, apo salvadore persica rritet përreth Mekës dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi. Edhe pse nuk ka asnjë referencë për përdorimin e Miswakut në Kur'an, ekzistojnë disa hadithe që përmendin të mirat e tij në mirëmbajtjen e higjienës orale, pra, ajo ka qenë përdorur gjerësisht në mesin e muslimanëve që në kohën e Profetit Muhamed (as). Në lidhje me këtë, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) mund të konsiderohet ndër instruktorët e parë të higjienës dentare dhe orale.
Përbërja: Salvadora persica është një pemë e vogël ose shkurre me një trung të shtrembër që është në lartësi deri tek gjuri. Ajo ka një aromë të këndshme dhe shijen të athët.
Përdorim i përsëritur i miswakut gjatë ditës prodhon një nivel jashtëzakonisht të lartë të pastërtisë në gojë. Ka dëshmi se miswaku - salvadora persica, përmban veti antibakteriale./KBI-Bujanoc.com/
1448 Shikime