Erdogan mirëpritet në Vjenë (Video)

20.06.2014

Erdogan mirëpritet në Vjenë (Video)


Erdogan mirëpritet në Vjenë (Video)

Dhjetëra mijëra turq kanë mirëpritur dje vizitën e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan në Vjenë.

Së paku 7.000 persona u vendosën në sallën Albert-Schultz dhe 10.000 të tjerë në oborrin e saj për të pritur Erdoganin, edhe pse kërkesa kishte qenë për të ju ofruar një stadium me hapësirë të madhe për pritje.

Edhe Vjena si shumë kryeqytete Evropiane gjithashtu është një bastion i turqve që banojnë jashtë shtetit turk. Rreth 270.000 banorë me origjinë turke banojnë në tërë Austrinë.
Pas ndryshimeve në sistemin elektoral turk që tani lejon votimin e turqve që banojnë jashtë vendit në zgjedhjet presidenciale banorët turk po e kanë mundësinë e vendim marrjes në drejtimin e politikave të shtetit të tyre amë.

Edhe pse vizitat e Erdoganit tek bashkatdhetarët e tij shpesh shkaktojnë reagime, debate e kritika këto tubime vazhdimisht po e shfaqin mbështetjen që ky popull jep për kryeministrin e tyre.

Një numër i vogël i turqve që nuk pajtohen me politikat e Erdoganit u grumbulluan për të protestuar vizitën e tij po ashtu gjatë ditës së djeshme.

Erdogan këto ditë është në një turne treditor nëpër Evropë./KBI-Bujanoc.com/

 

1016 Shikime