12.03.2014
Lutjet të cilat i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka lexuar më shpesh

Pas shqyrtimit të veprave që trajton këtë tematikë, është shumë e qartë se komplet jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s ka qenë e mbushur me leximin e lutjeve. Deri tek ne kanë arritur versione të besueshme prej të cilave shihet se i dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka lutur Allahun e madhërishëm në mënyra të ndryshme, çka është një shembull për ne të cilin duhet ta ndjekim dhe pas të cilit duhet të shkojmë.
Shehr bin Havsheb thotë: Një herë e pyeta Ummu Selemen r.a: – Oj nëna e besimtarëve, më thuaj lutjen që i Dërguari i Allahut s.a.v.s e lexonte më shpesh derisa ishte në shtëpinë tënde, ndërsa ajo u përgjigj: “Lutja që ai lexonte më shpesh ishte: “Ja mukallibel kulubi thebit ala dinike (O Ti që sundon zemrat e njerëzve, forcoma zemrën time në fenë Tënde). (Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Enes ibn Maliku r.a thotë: “Lutja me të cilën i Dërguari i Allahut s.a.v.s i lutej Zotit ishte: “Rabbena atina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben-nar” (O Zotim im, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga zjarri.)” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga ibn Mes’udi r.a se i Dërguari i Allahut shpesh e lexonte këtë lutje: “Allahume inni es’elukel-huda vet-tuka vel-’afafe vel-gina. (Zotim im, Të lutem të më udhëzosh, të më japësh devotshmëri, dëlirësi dhe pamvarësi.” (Muslimi dhe Tirmidhiu)./KBI-Bujanoc.com/
2363 Shikime