Mos helmoni të tjerët me tymin e cigares!

13.02.2014

Mos helmoni të tjerët me tymin e cigares!


Mos helmoni të tjerët me tymin e cigares!

Studimi tregoi se personat të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, edhe pse nuk janë duhanpirës, ndodhen ballë për ballë me rreziqe vdekjeprurëse.

Drejtori i laboratorit Doç.Dr.Vehbi Altunçul theksoi se personat, të cilët gjenden në një ambient ku pihet cigare, janë të rrezikuar njëlloj si duhanpirësit dhe ky fakt është provuar me argumente shkencorë.

Ja si shprehet ai rreth rëndësisë së rezultatit të arritur për sa i përket familjeve: “Nëse në atë ambient gjenden fëmijë, atëherë është edhe më e rrezikshme. Nëse mushkërive të reja në zhvillim të fëmijëve, në vend të oksigjenit do t’i japësh dioksid karboni, i hap rrugën një rreziku shumë të madh. E njëjta gjë vlen dhe për gratë shtatzëna”.

Sipas informacionit të dhënë nga Altunçul, në eksperiment janë përdorur 39 minj të cilëve iu është hequr qumështi i nënës. Këta specie të cilat korrespondojnë me fëmijët e moshës 6-7 vjeç janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit në orare të caktuara.

Grupi tjetër është mbajtur në kushte normale. Pas një muaji tek minjtë e ekspozuar ndaj tymit të duhanit (përdorues pasivë) është vënë re një zhvillim i vonuar. U ranë qimet dhe u sëmurën duke u dobësuar dita ditës. Qendrat e memories u dëmtuan. Dhe nuk mundën të arrijnë deri në fund të labirintit pasi kishin nuhatur erën e djathit.

Duke pohuar se duhanpirësit ndikojnë negativisht jo vetëm tek vetja e tyre por edhe tek personat përreth, drejtori i laboratorit Doç.Dr.Vehbi Altunçul u shpreh se “Mushkëritë e pastra të personave të cilët nuk konsumojnë cigare ndikohen shumë shpejt kur ekspozohen apo janë të pranishëm në një ambient me tym duhani. Tek eksperimenti me minjtë provuam edhe një herë se përdoruesit pasiv që ekspozoheshin ndaj tymit të duhanit rrezikoheshin njëlloj si duhanpirësit.”

Duke nënvizuar rëndësinë e rezultatit të studimit shkencor, Altunçul gjithashtu pohoi se asnjë njeri nuk ka të drejtë të helmojë të tjerët. Vehbi Altunçul deklaroi se vartësia ndaj nikotinës është një problem shumë serioz e i rëndësishëm dhe se në mushkëritë e personave që konsumojnë një paketë në ditë, në 20 vjet mblidhen 7kg katran. “Nëse brenda familjes suaj keni duhanpirës atëherë edhe ju jeni në pozicionin e duhanpirësve pasivë. Qëndrimi në një ambient ku pihet cigare ju ekspozon edhe ju ndaj rreziqeve të cigares njëlloj si duhanpirësit aktiv. Nëse këtij ambienti do t’i shtonim edhe fëmijët, do të përbënte një rrezik më të madh. Mushkëritë e fëmijëve janë në zhvillim e sipër dhe nëse në vend të oksigjenit do të thithnin dioksid karboni atëherë do të rrezikoheshin më shumë. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për gratë shtatzëna” pohoi Altunçul. /KBI-Bujanoc.com/

1467 Shikime