31.01.2014
Ja kush votoi pro dhe kundër ligjit që ndalon zërin e ezanit

Deputetët e PDK’së, Vetëvendosjes dhe AAK-së kanë dhënë votën pro Ligjit për parandalimin e ezanit, ligj ky i sponsorizuar nga Ministri i Ambientit, Dardan Gashi.
Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka ngjallur reagime të ashpra në Kuvend, duke qenë se kundërshtohej neni 4, i cili ezanin e vlerëson si zhurmë. Deputetët thanë se ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën, saktësisht nenin 38, e cila flet për liritë fetare. Megjithatë, në fund me 38 vota për, 30 kundër, projektligji u votua në parim.
Deputetët e PDK’së, Vetëvendosjes dhe AAK-së kanë dhënë votën pro Ligjit për parandalimin e ezanit, ligj ky i sponsorizuar nga Ministri i Ambientit, Dardan Gashi.
Kështu, përjashtim prej PDK’së ka bërë vetëm deputetja Ganimete Musliu, e cila ka votuar kundër ligjit.
Ndërkohë, shumica e deputetëve të LDK’së, me përjashtim të Alma Lames, Vjollca Krasniqi e Sadri Ferati dhe Kimete Bytyqit, të tjerët kanë votuar kundër ligjit.
AKR, PD dhe deputetët minoritarë gjithashtu nuk e kanë përkrahur Ligjin, i cili do të ndalon ezanin nëpër xhamitë e Kosovës.
Kështu, 38 deputetë kanë votuar këtë Ligj, ndersa 30 deputet ishin kundër këtij Ligji.
/KBI-Bujanoc.com/
974 Shikime