22.01.2014
Pse nuk është e shëndetëshme pirja e ujit në këmbë

Pejgamberi (paqja e Allahut qoftë mbi të) na ka porositur që ujin ta pimë ulur e jo në këmbë.
Sot, shkenca vërteton urtësinë e madhe që qëndron pas kësaj porosie.
E vetmja gjë që kemi dëgjuar ndonjëherë në fëmijërinë tonë nga të moshuarit, është vetëm "mos e pini ujin në këmbë" ....
Por, pse nuk duhet ta pimë ujin në këmbë? Cili është arsyetimi mjekësor dhe fetar?
Pejgamberi (paqja e Allahut qoftë mbi të) na ka porositur se nuk duhet ta pimë ujë në këmbë. Në pamje të parë, ndoshta e gjithë kjo është e pakuptimtë, por pasi të mendohet dhe studiohet më mirë, do të shohim se këto fjalë kanë dobi të madhe për shëndetin tonë.
Hadithe të shumta na tregojnë për dëmin që e shkakton pirja e ujit në këmbë:
"Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë dëmi i shkakton lukthit pirja e ujit në këmbë menjëherë do ta vjellnin gjithë atë që e kanë pirë" (Abdurezzak 10/427 Hadithi 19588)
"Asnjëri prej jush mos ta pinë ujin në këmbë, edhe në qoftë se e pinë le të përpiqet ta vjellë" (Muslimi).
/KBI-Bujanoc.com/
1179 Shikime