Qumështi i nënës, ushqimi i parë i kësaj bote

26.12.2013

Qumështi i nënës, ushqimi i parë i kësaj bote


Qumështi i nënës, ushqimi i parë i kësaj bote

Nga momenti që një fëmijë i hap sytë në këtë botë, trupi i tij duhet të adaptohet me një jetë të re. Çdo faktor për të lehtësuar këtë adaptim është vënë në fuqi gjatë dhe pas shtatzënisë. Shembulli më i qartë i kësaj është faza e formimit të qumështit të nënës. Formimi i qumështit është dhënë(shkaktuar) nga hormonet e nënës. Prodhimi i qumështit është i lidhur kryesisht me një hormon të quajtur “prolaktin”, i prodhuar nga pjesa e përparme e hipofizës në tru. Gjatë shtatzënisë, hormonet e progesteronit dhe estrogjenit të prodhuara nga placenta parandalojnë prolaktinën(hormoni) nga të qenit aktiv dhe nga prodhimi i qumështit. Por placenta është shkarkuar pas lindjes duke bërë që niveli i progesteronit dhe estrogjenit në gjak të bjerë, pas kësaj, hormoni vjen në veprim dhe kontribuon në formimin e qumështit. Për shkak të këtij komunikimi në mes të hormoneve, një lëndë ushqyese e vlefshme si qumështi i nënës është përgatitur pikërisht në momentin kur fëmija ka nevojë për atë. Kjo është me të vërtetë një shkëmbim momental i informacionit.

Ndërkohë që placenta është në trup, ajo kryen detyra vitale, por në kohën e duhur ajo duhet të nxirret. Kjo sjell me vete një zhvillim shumë të rëndësishëm për jetën e njeriut. Në fazate krijimit të njeriut të gjitha gjërat që ndodhin plotësojnë njëra-tjetrën. Sigurisht, këto janë dëshmi të qarta se çdo qenie njerëzore është ndërtuar nga një fuqi supreme. Dhe këto faza vazhdojnë pasi fëmija ka ardhur në botë. Prodhimi i qumështit nga nëna rritet sipas nevojës së foshnjës për ushqim. Në ditët e para, deri në 50g. është prodhuar, në muajin e gjashtë, prodhimi mund të jetë aq i lartë sa një litër. Ata shkencëtarë, të cilët janë përpjekur për të gjetur formulën e qumështit të nënës kanë qenë të pasuksesshëm, pas hetimeve të gjata, sepse nuk ka asnjë lloj standardi të qumështit të nënës. Në trupin e çdo nëne, qumështi prodhohet sipas nevojave të foshnjës së saj, dhe ky qumësht ushqen foshnjën në mënyrë që asnjë ushqim tjetër nuk mund ta bëjë. Hulumtimet kanë treguar se antitrupat, hormonet, vitaminat dhe mineralet në qumështin e nënës përcaktohen nga nevojat e foshnjës.

Diferenca midis qumështit të nënës dhe ushqyesve të tjerë

Përdorimi i materialeve të tjera ushqyese se sa qumështi i nënës nuk i përmbushin plotësisht nevojat e foshnjës. Për shembull, nuk ka materiale të tjera ushqyese që përmbajnë antitrupat e nevojshme për sistemin imun të foshnjës. Qumështi i lopës është konsideruar të jetë material ushqyes klasik për foshnjat. Kur e krahasojmë atë me qumështin e nënës, ne mund të kuptojmë më mirë superioritetin e këtij të fundit. Në qumështin e lopës ka një sasi të lartë të kazeinës se në qumështin e njeriut. Kazeina është një proteinë ​që ​gjendet në qumështin e koaguluar (kosi). Ky material prishet në copa të mëdha në stomak duke e bërë të vështirë tretjen. Për këtë arsye, qumështi i lopës është i vështirë që të tretet krahasuar me qumështin e nënës. Fakti që pak nga ky material gjendet në qumështin e nënës e bën tretjen e foshnjës të lehtë.

Këto dy lloje të qumështit janë gjithashtu të ndryshme në lidhje me përbërjen e aminoacideve. Për shkak të këtij ndryshimi në përbërje, numri i përgjithshëm i aminoacideve të pranishme në plazmë e një fëmije ushqyer me qumështin e lopës është më i madh, niveli i disa aminoacideve është shumë i lartë, ndërsa niveli i të tjerëve është shumë i ulët. Kjo ka ndikim negativ në sistemin nervor dhe, për shkak të përmbajtjes së proteinave të larta, vendos një barrë shtesë për veshkat. Një tjetër faktor që e bën qumështin e nënës të ndryshëm është përmbajtja e tij e sheqerit. Në qumështin e nënës dhe qumështin e lopës ka të njëjtin lloj të sheqerit laktozë. Por sasia e laktozës në qumështin e njeriut (L/7g) është i ndryshëm nga ai në qumështin e lopës (L /4.8g). Përveç kësaj, grimcat e mëdha të koaguluara të qumështit të lopës kalojnë shumë më ngadalë nëpër zorrët e vogla. Për këtë arsye, sasi të larta të lëngjeve dhe laktozës, të cilat janë shumë të rëndësishme, janë të zhytur në pjesën e parë të zorrëve të vogla. Grimcat e koaguluara të qumështit të nënës (ndryshe nga ato të qumështit të lopës) kalojnë nëpër zorrët e vogla lehtë, dhe laktoza dhe lëngjet arrijnë në zorrët e mëdha. Në këtë mënyrë, zhvillohet një strukturë e shëndoshë e zorrëve.

Përparësia e dytë e sasisë së madhe të laktozës që gjendet në qumështin e njeriut është se ajo siguron sintezën e një materiali të quajtur “cerebroside”, i cili luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e strukturave themelore të sistemit nervor. Pavarësisht nga fakti se niveli i yndyrës në qumështin e nënës dhe në qumështin e lopës është pothuajse i njëjtë, cilësia e këtyre yndyrnave është e ndryshme. Acidi linoleic në qumështin e nënës është i vetmi acid yndyror i kërkuar në ushqimin e foshnjës. Një faktor tjetër që dallon qumështin e nënës është sasia dhe proporcioni i kripës dhe mineraleve që ai përmban. Për shembull, në qumështin e lopës sasia e kalciumit dhe fosforit është e lartë, por raporti i kalciumit të fosforit në qumështin e lopës e bën të vështirë që të tretet siç duhet. Fosfori mund të kombinohet me kalcium në traktin tretës dhe në fakt pengon absorbimin e kalciumit. Prandaj, në qoftë se një fëmije i është dhënë qumësht lope në ditët e para të jetës së tij, ky fëmijë mund të jetë i prirur për anomali të caktuara për shkak të një rënie të nivelit të kalciumit në gjak.

Përveç kësaj, qumështi i njeriut është hekur 50%. Për arsye se qumështi i lopës përmban një proporcion shumë më të ulët të këtij minerali, foshnjat e ushqyera me qumësht lope mund të zhvillojnë anemi të lidhura me mangësi hekuri. Pasuria në vitamina është një tjetër faktor që e bën të domosdoshëm qumështin e nënës për fëmijën. Nga pikëpamja e vitaminave që përmbajnë, qumështi i nënës dhe qumështi i lopës janë mjaft të ndryshëm. Pavarësisht nga fakti se niveli i vitaminës A është i njëjtë, niveli i vitaminave E, C dhe është më i lartë në qumështin e nënës. Sasia e vitaminës D në qumështin e nënës është e mjaftueshme për nevojat e foshnjës.

Qumështi i nënës mbron foshnjën në çdo fazë

Një fëmijë që vjen në botë nga një mitër e mbrojtur pa bakteret e nënës së tij, duhet të luftojë kundër baktereve të ndryshme në botën e jashtme. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të qumështit të nënës është se ai mbron foshnjën nga infeksionet. Qelizat mbrojtëse(antitrupat) që kalojnë nga qumështi i nënës te foshnja ndihmojnë fëmijën për të filluar luftën kundër baktereve që ai kurrë nuk i kishte njohur më parë, sikur të kishte qenë në fakt i informuar. Antitrupat që përmbajnë në sasi të mëdha në formë të qumështit të nënës quajtur “colostrum”, i cili është i sekretuar në ditët e para pas lindjes, kryejnë një funksion mbrojtës. Kjo mbrojtje që ofron qumështi i nënës për fëmijën(mbrojtje nga infeksionet e vogla deri tek ato shumë të rënda), është me rëndësi jetike për muajt e parë, dhe përfitimet e saj rriten në proporcion me periudhën e ushqimit me gji. Përfitimet e fëmijës nga qumështi i nënës bëhen më të dukshme çdo ditë që kalon. Një nga gjërat që shkencëtarët kanë zbuluar rreth qumështit të nënës është se ai është shumë e dobishëm për një fëmijë deri në kufijtë e moshës 2 vjeç.

Rëndësia e këtij zbulimi të kohëve të fundit është shpallur për ne 14 shekuj më parë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”(Kurani, 31:14)

Përktheu dhe përshtati:
Jonida Hoxha  /KBI-Bujanoc.com/

1633 Shikime