25.11.2022
Drejtësia dhe Perëndimi | KBI-Bujanoc

www.kbi-bujanoc.com
Kampionati europian në KATAR 2022, hodhi në shesh edhe shumë veprime dhe qëllime të këqija të shumë shteteve në botë, sidomos të atyre të Europës. Edhe pse gjithmonë në sport janë të ndaluara çfarëdo promovimi negativ, qoftë politik, moral, nacional, fetar etj, sidomos në Europë, sepse ‘sporti duhet të mbetet sport’. Megjithatë në këtë kampionat shumë shtete deshtën dhe duan që në Katar, të promovojnë, gjëra,që aspak nuk kanë lidhje me sport, bile janë edhe në kundësrshtim edhe me ligjet e shumë shteteve të tyre. Bile disa shtete kan paralajmëruar edhe daljen nga FIFA ! Prej tyre: Promovimi i LGBT-së, përdorimin e alkoolit, veshjet e tifozëve britanik me simbolet e kryqëzatave që luftuan dikur kundër arabëve dhe muslimanëve, fushata mediale kundër Katarit dhe FIFA-s pse kampionati të mbahet në një vend arab musliman etj. Skandali më madh deri më tani, erdhi në ndeshjen mes Japonisë dhe Gjermanisë, kur ministrja e brendshme e gjermanisë, përkundër ndalimit të promovimit të LGBT-së nga FIFA dhe nga shteti i Katarit; ajo theu të gjitha rregullat dhe ligjet e FIFA-s dhe të shtetit që aty ishte mysafir i tyre, duke vendosur shirit në krah me simbolet e LGBT. Këtu përfundon e gjithë historia e respektimit të ligjit në perëndim. Çdo gjë është e mirë dhe në rregull për ta, nëse është e interest të tyre. E kur diçka është kundër interesit të tyre, atëherë nuk zbatohet ligji. Imagjinoni një i huaj në europë kur i shkel ligjet atje, shumë shtete, ata njerëz i përzënë menjëherë përgjithmonë prej aty, edhe pse kanë shtetësinë e përëndimit ..!! E një ministre e një shteti të madh dhe me traditë dhe kulturë të lashtë, qëllimisht shkel të gjitha rregullat e lojës dhe të shtetit që ishte mysafir aty. A është normale kjo, dhe a po e respkton vendin që ka vizituar ajo ? Çfarë do të ndodhte, nëse një ministër arab apo musliman të bënte diçka të tillë në Europë ..!! Sigurisht se nuk ka asnjë justifikim për këto veprime. Një thënie e urtë thotë: Nëse nuk je i kulturuar,, të paktën shtiru sikur je !! Ragmi Destani
498 Shikime