Furnizimi do të vij sigurt gjersa ka lutje dhe bindje

28.06.2022

Furnizimi do të vij sigurt gjersa ka lutje dhe bindje


Furnizimi do të vij sigurt gjersa ka lutje dhe bindje

www.kbi-bujanoc.com

Disa herë në Kur’anin fisnik përmendet rasti i pejgamberit të Zotit, Zekerijjait a.s., i cili e luste Zotin që t’i falte një djal. Në lutjet e tij, ndër të tjerash, kërkonte: “Gruaja ime është që nuk lind (sterile), andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës.” (Merjem, 5).

Edhe përkundër bindjes së tij se gruaja është që nuk lind, se është sterile, ai sërisht kërkonte dhe e dëshironte një djal.

Nuk ka se si të mos habitet mendja njerëzore me bindjen e Zakerijjasë, i cili e lut All-llahun xh.sh. që t’i dhurojë fëmijë, edhe pse në lutjen e tij tregohet për një pengesë që pamundëson pranimin e lutjes dhe të plotësimit të saj.

Me gjithë këtë, bindja dhe siguria e tij në All-llahun xh.sh. është e papërshkruar dhe e plotë, andaj dhe nga Zoti mori këtë përgjigje: “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”. (Merjem, 7).

Shihni dhuratën e madhe, lutja u pranua, Pejgamberi i Zotit përgëzohet me një djal, dhe jo vetëm, por edhe me një emër që askush përpara tij nuk e kishte bartur.

Kur njeriu lutet, ai tregon dobësinë e tij karshi plotëfuqisë së All-llahut xh.sh.

Andaj, dije se me një bindje të vërtetë (jekinë) dhe me një lutje të sinqertë, do të marrish atë për çfarë u lute, dëshirat do të plotësohen, furnizimi do të vij nga nuk e pret, pavarësisht shkaqeve që mendon se mund të jenë si pengesa.

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)

666 Shikime