Sa po e mbajmë fjalën e dhënë?!

01.06.2022

Sa po e mbajmë fjalën e dhënë?!


Sa po e mbajmë fjalën e dhënë?!

www.kbi-bujanoc.com

I nderuari Sejjid Abdulkadër Gejlaniu, është nga dijetarët dhe evlijatë më të mëdhenj të Islamit. Edhe nga ana e nënës edhe nga ana e babait është nga fisi i Pejgamberit (savs). Ka qenë muxhtehid i fikhut dhe hadithit.

Kur ishte i vogël i mori leje nënës të shkonte të studionte dhe u nis me një karvan për në Bagdad. Gjatë rrugës i prenë udhën kusarët dhe filluan t’i vidhnin. Një nga ata shkoi tek Abdulkadër Gejlaniu dhe e pyeti nëse kishte gjë me vlerë me vete.

– Po kam 40 florinj të cilët janë të qepur nën kolltuk. U përgjigj ai.

Kusari u largua. Pas tij shkoi edhe një i dytë i cili i bëri të njëjtën pyetje dhe mori po atë përgjigje që kishte marrë shoku i tij. Të çuditur nga kjo përgjigje i çuan fjalë komandantit të tyre. Ky e thërriti dhe e pyeti vetë dhe mori po të njëjtën përgjigje. Pasi i nxori florinjtë nga aty ku ishin e pyeti djalin:

– Përse e tregove vendin e florinjëve?

– Sepse i kam dhënë fjalën nënës time që nuk do të them kurrë asnjë gënjeshtër! Nuk e thyej dot fjalën e dhënë!

Komandanti i kusarëve filloi të qante dhe tha: “Kam kaq vjet që nuk po e mbaj fjlaën që i kam dhënë Allahut” – dhe bëri tevbe.

Edhe shokët e tij, kusarët e tjerë të cilët ishin rreth 60 vetë ndoqën rrugën e komandantit të tyre dhe bënë edhe ata tevbe dhe i kthyen pas të gjitha mallrat e plaçkitura.

Burimi: Kalendari Fazilet, 30 prill 2017.

Përshtati: Miftar Ajdini

530 Shikime