Pranvera të kujton Ringjalljen!

09.05.2022

Pranvera të kujton Ringjalljen!


Pranvera të kujton Ringjalljen!

www.kbi-bujanoc.com

Pas një dimri të gjatë dhe të mbushur me shira dhe dëborë, që sjell me vete qetësi shpirtërore në zemrat tona, na mëson durimin dhe pritjen drejt një ringjalljeje të përkohshme, duke ngërthyer në vete argumente për ata që posedojnë mendje se ringjallja e vërtetë është në pritje.

Pranvera është stinë e ripërtrirjes dhe jetës, gjelbërimit dhe bukurisë. Shohim tokën teksa zbukurohet dhe vishet me bukuritë e luleve dhe trëndafilave, si një nuse e bukur e zgjuar nga një gjumë i thellë. Ngjyra e gjelbër merr rolin e kryen gjyrave duke gjelbëruar çdo gjë që ka rreth vetës.
Ashtu si dimri që në momentet e tij të vështira, pastron zilitë që gjen-den në gjokset tanë dhe të zezën në zemrat tona, paralajmëron çdo keqbërës se pranvera e kësaj bote po vjen, por me vete do të sjellë edhe pranverën e përjetshme të ringjalljes.
Tabloja në vijim sjell realitetin dhe argumentimin më të fuqishëm argumen tues.
Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t' i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. (Er-Rum,50)
Pranvera gërsheton në veten e saj gëzim dhe siguri për të ardhmen e njeriut. Le të dëgjojmë në një stinë pranvere këngën e zogjve dhe shushurimën e ujërave. Le të sodisim bukuritë krejt të blerta si smerald të të gjithë barërave dhe pemëve, lindjen dhe perëndimin e diellit dhe hënën në një natë pa re. Dhe le t'ia ofrojmë të gjitha bukuritë që shfaqen me pasqyrimet e tyre në gjithësi, shikimit të imagjinatës sonë!
Ja pra, kjo dhe të gjitha tablotë e ëmbla si kjo, janë paraqitje e bukurisë së Zotit. Me këto pamje e peizazhe që e ndjekin njëri-tjetrin, Ai na e tregon neve bukurinë e Tij.
Fruti tregon pemën që e prodhon atë frutë. Gjurmët në rrugë tregojnë për atë që ka ecur në atë rrugë. Po qe se në vendet ku kalojmë e shëtisim ka rrjedhje uji, kjo do të thotë se aty ka vija uji. Edhe te njeriu ka gjurmë të tilla, rrjedhje të tilla dhe shërime të tilla që ai që e vëren atë, e ka të pamundur të mos shohë te ai jetën tjetër, ahiretin!
Allahu xh.sh. thotë: ''Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t' i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjithakëto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. (El-Enam, 99)
Ringjallja e tokës në pranverë, pas vdekjes së saj, është argument i mjaftueshëm për çdo njeri mbi ringjalljen e vërtetë të njerëzve në botën tjetër.
"Dijeni se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë argumentet, në mënyrë që ju të kuptoni". ( El-Hadid, 17)
Në këndvështrimin islam, jeta pa ringjalljen do të ishte e papërsosur dhe e padrejtë. Vetëm besimi në jetën e përtejme e mundëson perfeksionin përfundimtar dhe u jep përgjigje pyetjeve që aq shumë i preokupojnë mendjet e njerëzve që prej kohërave më të hershme e deri sot.(1)
Fara hidhet në tokë dhe, ndërsa vetë kalbet, embrioni i saj zhvillohet dhe prej aty ku ka rënë, fillon të shfaqet një jetë e re. Bima rritet e bëhet pemë, mbushet me degë e gjethe dhe jep fruta. Pastaj i hedh të gjitha dhe kthehet e bëhet si eshtër e tharë. Por në pranverën e re blerohet e stoliset përsëri duke jua shfaqur veten juve. Të gjithë insektet, brejtësit, etj., në vjeshtë bien në gjumin e dimrit duke iu nënshtruar një gjendjeje të vdekjes. Pastaj, kur vjen pranvera, ringjallen dhe shpërndahen duke nisur një jetë të re.
Rezultati më i rëndësishëm i krijimit të universit është jeta. E vetë jeta nuk mund të përkufizohet vetëm te kjo jetë kalimtare, e shkurtër, e mangët dhe e mundimshme e kësaj bote. Ai që beson se Zoti është i Drejtë, i Mëshirshëm, i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur, nuk mund ta pranojë se vdekja është asgjësim total për njeriun. Kjo është kundër drejtësisë, urtësisë e mëshirës hy-jnore. Të mohosh ringjalljen, do të thotë t'i atribuosh Zotit dobësi, do të thotë të mohosh cilësitë dhe emrat e Tij.(2)
Si mund të mendohet përjashtimi i njeriut nga ky ligj që vepron te të gjithë gjallesat? Edhe njeriu ka një pranverë, një dimër dhe, pastaj, një pranverë të dytë. Sepse edhe ai ka dalë në shesh nga një farë, është rritur e mbushur si një pemë, ka dhënë fruta në formë idesh, men-dimesh dhe veprash dhe pastaj ka arritur në një gjendje që të mos vlejë për asgjë dhe ka rënë sërish në tokë si fara. Tani ai pret pranverën e tij të dytë. Kur të vijë koha dhe t'i fryhet bririt, do të vijë edhe pranvera e tij e dytë!
"Si e mohoni Allahun e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, mandej te Ai do të ktheheni?" (El-Bekare, 28)

439 Shikime