09.05.2022
Çka duhet të dimë për të vdekurit kur i përmendim dhe kur flasim për ta?

www.kbi-bujanoc.com
Për të vdekurit nuk duhet të flasim asgjë tjetër përveç të mirës.
Ne shkojmë aq larg me zili, xhelozi dhe ligësi sa që as të vdekurit nuk i lëmë të qetë. Në mënyrë aktive hulumtojmë se kush, çka dhe çfarë kanë qenë. Pse e kanë bërë këtë apo atë. A do të shkojnë ata në xhenet apo në xhehenem, e të ngjashme.
Duhet ta dimë mirë se të drejtën për vendim dhe gjykim se kush dhe ku do të shkojë në botën tjetër e ka vetëm Allahu i Plotfuqishëm dhe askush tjetër. Murmuritjet dhe gjykimet tona janë të panevojshme, andaj duhet t’u shmangemi pa diskutim.
Në traditën muslimane dhe në disa kisha brenda krishterimit ekziston zakoni dhe praktika, që nëse njerëzit janë të ulur, kur atypari kalon kortezhi me të vdekurin, ata ngrihen në këmbë, deri sa kortezhi të kalojë.
Të paktën në këtë mënyrë duhet t’i nderojmë dhe respektojmë të vdekurit tonë dhe t’i kujtojmë për të mirë, ndërsa të këqijat dhe të shëmtuarat eventuale që kanë qenë në jetën e tyre, ne duhet t’i harrojmë dhe t’ia lëmë Gjykatësit Suprem.
Për të vdekurit ne duhet të lutemi (të bëjmë lutje për faljen e mëkateve të tyre) shpesh dhe sinqerisht. Nëse lutjet tona janë të sinqerta, Allahu i Plotfuqishëm do ta falë të paktën një pjesë të mëkateve të atij personi të vdekur për të cilin lutemi.
Përkthim: Miftar Ajdini
740 Shikime