Rregullat dhe dispozitat e agjerimit - KBI Bujanoc

07.04.2022

Rregullat dhe dispozitat e agjerimit - KBI Bujanoc


Rregullat dhe dispozitat e agjerimit - KBI Bujanoc

www.kbi-bujanoc.com

Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara.

Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).

Me agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim.

 

QËLLIMET E AGJËRIMIT

1- Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim.

2- Sprovë nga ana e Zotit .

3- Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit.

4- Zbutja e zemrës, që njeriu t’i kujton të varfërit dhe skamnorët.

5- Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës.

6- Dobitë shëndetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera.

 

VLERAT DHE PËRFITIMET NGA AGJËRIMI

Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë:

1- Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së

agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj.

2- Devotshmëria, ku fundi i citatit kur’anor për agjërimin thotë se

qëllimi i agjërimit është devotshmëria.

3- Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të

mëdha - iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj.

4- Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së

përditshme.

5- Shtimi i pasurisë te muslimani.

Muhamedi a.s. thotë: { ..... dhe ai është muaj ku shtohet rrizku në të...}

6- Pranimi i lutjeve - Gjallëria e madhe nëpër xhamia - dobitë e

shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj.

 

VLERAT E AGJËRIMIT TË BOTËS TJETËR

1- Hapja e dyerve të xhenetit për muslimanët

2- Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në

Ramazan

3- Shpërblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për

agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jan ‘.

4- Leximi i Kur’anit në Ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe

shpëtim në Ditën e Gjykimit

5- Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të Ramazanit etj.

 

KUSHTET E AGJËRIMIT

Kushtet e agjërimit janë:

1- Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje, dhe

duhet të bëhet në kohën e syfyrit. ( ngrënia e syfyrit llogaritet

nijet ).

2- Ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet.

Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e do Zoti e jo si të dëshiron njeriu. Andaj nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja ose humbja sevapit të tij.

Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin gregorian.

 

GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN

1- Ushqimi dhe pija me qëllim ( nëse ha dhe pi me harresë

nuk e prish qgjërimin )

2- Futja e gjërave jo ushqimore në organizëm, edhe pa dashje

( si ndonjë guralec etj. )

3- Të vjellurit, nëse e ngacmon vet njeriu ( e nëse vjell vetvetiu

nuk e prish )

4- Menstruacionet dhe lehonia.

( Edhe pse lejohet që gjinia femërore të përdorë barna për

vanimin e ciklit, por një gjë tillë nuk e kanë preferuar dijetarët,

sepse kur vjen cikli te gj.femërore kjo nënkupton se nuk është

koha e saj për agjërim, kurse koha e saj e Ramazanit është në ato

ditë kur i zëvendëson ato dita )

5- Marrdhëniet intime gjatë ditës së Ramazanit.

6- Marrja dhe dhënia e gjakut me shumicë, dhe injeksionet

ushqyese etj.

7- Masturbimi

8- Pikat e shiut dhe fluskat e borës nëse shkojnë në organizëm

9- Pikat e ujit gjatë abdesit nga pakujdesia

10- Nëse ha iftar para kohës, ose syfyr pasi të kalon koha

11- Pikat e ilaçit në hundë

12- Pikat e ilaçit në vesh, nëse depërtojnë në organizëm, e nëse

pëlhura e veshit është e mirë atëherë nuk e prish.

13- Kruarja e veshëve me shkopinjët pastrues të veshëve

14- Larja e veshëve nëse pëlhura e veshit është e mirë

15- Të gjitha ilaçet përmes anës orale dhe anale

16- Uji i shpejtë ne wc pas kryerjes së nevojës gjatë pastrimit, nëse

futet në vrimat anale

17- Nëse ke plagë/ varrë të hapur në trup dhe aty e vendos ilaçin

18- Pompa për frymëmarrje ( ka mendime se pompa për

frymëmarrje nuk e prish )

19- Dializa

20- Anestezioni i të gjithë trupit

21- Gastroskopia

22- Nëse e thithë tymin e duhanit nga dikush tjetër, ose diku ku ka

tym të duhanit dhe ky e thithë me qëllim

23- Avullimi me tym , ose ilaç të inhalimit ( ka mendime që nuk e

prish ).

24- Injeksionet në zorrën e trashë.

 

GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

1- Ngrënia dhe pija me harresë

2- Shpërlarja e gojës dhe hundës, edhe jashtë abdesit

3- Të vjellurit që vjen vetë

4- Pluhuri, tymi dhe grimcat e rërës pa dashje

5- Pastrimi i dhëmbëve

6- Përcjellja e pështymes

7- Grimcat e vogla të ushqimit të mbetura nëpër dhëmbë, e nëse

janë të mëdha sa kokrra e bizeles e më shumë, e prish

8- Të provosh ushqimin me maje të gjuhës (për gj. femërore)

kur ka nevojë.

9- Nxjerrja dhe mjekimi i dhëmbit me kusht që të mos depërton

asgjë nga gjaku dhe ilaçi në organizëm

10- Ejakulimi pa dashje ose në gjumë

11- Mardhëniet intime me harresë

12- Puthjet dhe ledhatimet

13- Injeksionet jo ushqyese

14- Infuzioni jo ushqyes

15- Insulina për diabetikët

16- Tabletat nën gjuhë, të zemrës dhe për tension ( me kusht që

të mos lëviz asessi nga vendi deri sa të shkrihet që të mos

përzihet me lëngun e gojës )

17- Spërkatësi i hundës, me kusht të mos depërton në organizëm

18- Pikat e ilaçit për sy

19- Lyerja e trupit me krema të ndryshme

20- Dhënia e gjakut për analiza mjekësore

21- Vendosja e kanellës

22- Larja e trupit ose flladitja me ujë të freskët

23- Erërat e ndryshme

24- Hixhamja (sipas mendimit të shumicës)

25- Lyerja me krema mbi lëkurë, kurse në varrë ose plagë të hapur e prish.

 

KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI

1- I sëmuri

2- Udhëtari

3- Gruaja shtatzënë ( nëse ndien pengesë)

4- Gruaja me fëmijë në gji, nëse e ndjen se po i pakësohet ushqimi

fëmijës

5- Menstruacionet dhe lehonia

6- Luftëtarët në lufën e shenjtë dhe zyrtare...

7- Etja dhe uria e tepërt që shpien në dëm të shëndetit

8- Puntorët me punë shumë të rënda, që nuk kanë asnjë mundësi apo opsion

për tu liruar nga puna, dhe detyrohen patjetër të punojnë

 

DËNIMI I ATYRE QË NUK AGJËROJNË PA ARSYE

Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk respektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e Ramazanit.

Sipas disa dijetarëve, ekziston xhehenemi i urisë i cili do ti godet ata që nuk agjërojnë pa arsye .

 

KOMPENSIMI I AGJËRIMIT

Ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë me arsye gjatë muajit të Ramazanit, duhet t’i kompensojnë ato ditë të humbura ose tërë muajin atëherë kur munden të agjërojnë.

Kurse ata me sëmundje kronike,, dhe të shtyerit në moshë që nuk kanë shpresë për agjërim, duhet të paguajnë fidjen –pagesën e Ramazanit- nëse kanë mundësi, e nëse jo atëherë lirohen krejtësisht. Allahu e di më së miri

 

RAGMI DESTANI

 

399 Shikime