02.04.2022
AGJËRIMI I MUAJIT TE RAMAZANIT

www.kbi-bujanoc.com
Agjërimi është prej adhurimeve të vjetra ku e njohën të gjitha fetë qiellore.
Të gjitha legjislaturat e shpallura prej Zotit agjërimin e kishin pjesë të asaj feje. Allahu në ajetin Kuranor që e obligon agjërimin për muslimanët, tregon se agjërimi ishtë adhurim edhe i popujve të mëparshëm duke thënë: = O ju të cilët keni besuar, u është bërë juve obligim agjërimi,ashtu siç ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, që ju të bëheni të devotshëm.
Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara. Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).
Me Agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim.
QËLLIMET E AGJËRIMIT
Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim – Sprovë nga anan e Zotit -. – Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit – Zbutja e zemrës, që njeriu ti kujton të varfërit dhe skamnorët – Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës – Dobitë shëdetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera.
VLERAT DHE PËRFITIMET NGA AGJËRIMI
Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë: – Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj. – Devotshmëria, ku fundi i citatit kuranor për agjërimin thotë se qëllimi i agjërimin është devotshmëria. – Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të mëdha – iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj. – Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së përditshme. – Shtimi i pasurisë te muslimani – Muhamedi a.s. thotë: = ….. dhe ai është muaj ku shtohet rrizku në të…= – Pranimi i lutjeve – Gjallëria e madhe nëpër xhamia – dobitë e shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj.
VLERAT E AGJËRIMIT TË BOTËS TJETËR
Hapja e dyerve të xhenetit për muslimanët – Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në ramazan
– Shpërblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jaan ‘. – Leximi i kuranit në ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe shpëtim në ditën e gjykimit – Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të ramazanit etj.
KUSHTET E AGJËRIMIT
Kushtet e agjërimit janë: – Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje, dhe duhet t ë bëhet në kohën e syfyrit. ( ngrënia e syfyrit llogaritet nijet ). – Ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet.
Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e don Zoti e jo si të dëshiron njeriu. Andaj nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja e tij. Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin Gregorian.
KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI
I sëmuari – Udhëtari – Gruaja shtatzënë ( nëse ndien pengesë) – Menstruacionet dhe lehonia – Luftëtarët në lufën zyrtare… – Etja dhe uria e tepërt që shpien në dëm të shëndetit – Puntorët me punë shumë të rënda, që nuk kan asnjë mundësi për tu liruar nga puna, dhe detyrohen patjetër të punojnë
PASOJAT E ATYRE QË NUK AGJËROJNË PA ARSYE
Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk rrespektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e ramazanit.
KOMPENSIMI I AGJËRIMIT
Ata që nuk kanë mund të agjërojnë me arsye gjatë muajit të ramazanit, duhet ti kompensojnë ato ditë të humbura ose tërë muajin atëherë kur munden të agjërojnë. Kurse ata me sëmundje kronike,, duhet të paguajnë nëse kanë mundësi, e nëse jo atëherë lirohen krejtësisht.
Mr. Ragmi Destani
338 Shikime