21.03.2022
BEREQETI I KOHËS

www.kbi-bujanoc.com
BEREQETI I KOHËS
Ajo që na nevojitet për vepra të mira dhe të përhershme, me të cilat Zoti ynë do të jetë i kënaqur, është koha e frytshme.
Nuk është e mjaftueshme që të kesh shumë kohë! Thelbi apo brumi që do t'i jep bereqet kohës, janë veprat e mira.
Ta vizitosh një mik, të marrësh pjesë në një funeral, t'i përgjigjesh një ftese, të dëgjosh hallin-dertin e nji dertliu…
Këto janë vepra që në dukje pakësojnë kohën, por në fakt e pasurojnë atë, i japin bereqetin kohës.
"...e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh". (Sebe,39)
393 Shikime