Katër hadithe që do të na mësojnë katër shkathtësi të rëndësishme

19.03.2022

Katër hadithe që do të na mësojnë katër shkathtësi të rëndësishme


Katër hadithe që do të na mësojnë katër shkathtësi të rëndësishme

www.kbi-bujanoc.com

Ju sjellim katër hadithe të Pejgamberit a.s. që na japin katër shkathtësi të rëndësishme në jetë, sepse ato ndërthurin parimet morale dhe sjelljen e mirë.  

  • I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e gjykimit le të flas mirë ose le të heshtë. (Buhariu dhe Muslimi).

Aftësia e kontrollimit të gjuhës

  • Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson”(Ahmedi), Tirmidhiu etj.. )

Shkathtësia e kontrollimit dhe largimit nga thashethemet

  • Ebu Hurejra r.a. rrëfen se Pejgamberit, a.s.  i kishte ardhur një njeri dhe për të kërkuar këshillë, ndërsa ai i kishte thënë: “Mos u zemëro!” Njeriu e kishte përsëritur kërkesën nga Pejgamberi, a.s. disa  herë ndërsa  i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në të gjitha herët iu ishte përgjigjur: “Mos u zemëro!” (Buhariu)

Shkathtësia e vetëkontrollit

  • I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. ka thënë:“Askush prej juve, nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij, atë që dëshiron për vete.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shkathtësia e pastrimit të zemrës

612 Shikime