13.03.2022
Në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat…

www.kbi-bujanoc.com
“… në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor..” (El-Haxh, 46).
Disa njerëz kanë sy të shëndosh dhe shikim të mprehtë, por me to nuk shikojnë atë që duhet të shohin, as e kuptojnë atë që e shohin, sepse nuk posedojnë një zemër të devotshme.
Ata shohin pamjen e jashtme të gjërave, mirëpo nuk mund ta kuptojnë thelbin e tyre, kështu që do të gjesh shumë njerëz të verbër që kanë pamje më të qartë se ata.
Verbëria e vërtetë nuk është verbëria e syve por verbëria e zemrës.
Mesazhe kuranore
324 Shikime